VIDEO/ Pini çaj të nxehtë? Mund t’ju shkaktojë këto dëme

VIDEO/ Pini çaj të nxehtë? Mund t’ju shkaktojë këto dëme

11:35, 22/03/2019
A+ Aa A-

Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që ne të presim të ftohet pak çaji ynë në mëngjes përpara se ta konsumojmë sepse në këtë mënyrë shmangim kancerin e ezofagut. Por cila është nxehtësia që duhet të shmangim?

Deri tani, shumica e kërkimeve kanë qenë mjaft të paqarta në pjesën e temperaturës. Në fund të fundit, ajo që është e nxehtë për një person mund të jetë e përsosur për një tjetrër. Më në fund kemi një shifër e cila ndihmon të vendosësh se kur fillosh të pish gllënjkën e parë të çajit.

Një ekip ndërkombëtar studiuesish analizuan në mënyrë objektive temperaturën e duhur për pijet në mënyrë që ato të mos konsiderohen të nxehta dhe zbuluan se sapo një lëng i caktuar shkon 60 gradë Celsius, është i dëmshëm për shëndetin.

Për t'ju dhënë një ide të asaj që ndodh, është pikërisht ndjesia e djegies që përjetojmë në gjuhë kur pijmë diçka mbi 50 gradë celsius.

"Shumë njerëz e pëlqejnë konsumin e çajit të nxehtë ose edhe kafen po ashtu të nxehtë në momente të ndryshme të ditës", thotë Farhad Islami nga Shoqata Amerikane e Kancerit.

"Megjithatë, sipas raportit tonë, pirja e çajit shumë të nxehtë mund të rrisë rrezikun e kancerit të ezofagut dhe prandaj është e këshillueshme që të prisni derisa të ftohet pija e nxehtë para pirjes".

Ka shumë hulumtime që na tregojnë se temperatura e pijeve tona mund të ndikojë në shanset tona për zhvillimin e kancerit.

Saktësisht se si temperatura e lartë e bën këtë nuk është e qartë, por provat sugjerojnë se dëmi i shkaktuar ndaj qelizave të grykës është ndoshta përgjegjës.

Për të përmirësuar studimet e mëparshme, studiuesit filluan një hetim në Provincën Golestan, në verilindje të Iranit një zonë tashmë e njohur për kulturën e tij për pirjen masive të çajit dhe numrin e madh të personave të prekur nga kanceri i ezofagut.

Një bonus shtesë ishte edhe niveli i ulët i pirjes së duhanit dhe alkoolit, zakone këto që nëse frekuentoheshin në masë nga popullsia vendase mund të kishin ndikuar në rastet e personave të prekur nga tumoret.

Duke filluar nga viti 2004, mbledhësit e të dhënave të trajnuar bashkuan informacion e marrë nga më shumë se 50,000 pjesëmarrës, duke shënuar detaje mbi çdo gjë, nga zakonet e tyre të pirjes së duhanit në gjendjen e tyre socio-ekonomike deri në atë se sa kohë ata priren të presin para se të pinë çajin e tyre.

Ata u ndoqën vazhdimisht për një vit me telefonata për të verifikuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco