FOTO-VIDEO/ Lind majmuni i parë në botë me një metodë të rrallë

FOTO-VIDEO/ Lind majmuni i parë në botë me një metodë të rrallë

09:19, 22/03/2019
A+ Aa A-

Më 15 janar të 2018-ës, mjekët në Qendrën Kombëtare të Hulumtimit të Primatëvet në Oregon kryen një procedurë rutinë me ultratinguj në një macaque rhesus.

Çdo gjë dukej normale; koka e foshnjës ndodhej në njërën anë dhe kurrizi në anën tjetër.

Megjithatë, kjo foshnje ishte gjithçka tjetër por ama jo e zakonshme: Foshnja së shpejti do të ishte primati i parë i lindur nga një procedurë që përdorte indet e testikulës së ngrirë të marrë nga një majmun i cili ndodhej në moshën e pubertetit.

Kërkuesit kishin mbledhur indet nën lëkurën e mikpritësit dhe i kishin shartuar ato, duke përdorur fekondimin in vitro, i cili kishte krijuar foshnjën majmun, e cila u quajt Grady.

Arritja ofron shpresë për burrat që përballen me shterpësi si një efekt anësor i kimioterapisë dhe trajtimeve të rrezatimit për sëmundjen e kancerit.

Burrat e rritur mund të zgjedhin të ngrijnë spermën e tyre para se të fillojnë trajtimet që kanë potencialin për të dëmtuar organet e tyre.

Por ky nuk është aspak rasti i djemve të rinj të cilët akoma nuk e kanë arritur moshën e pubertetit.

"Është një moment historik për aplikimin e mëtejshëm klinik të kësaj metode", thotë Christine Ëyns, drejtoreshë e departamentit të gjinekologjisë dhe andrologjisë në Universitetin e Cliniques Saint-Luc, Belgjikë.

Ekipi i studiuesve morën disa inde nga testikujt e ngrirë të një majmuni i cili ishte në moshën e pubertetit dhe e vendosën atë në ngrirje. Në momentin që e vunë përsëri në përdorim arritën të ngjiznin një majmun i cili u zhvillua normalisht dhe madje lindi i gjallë.

    Marrë nga: nationalgeographic.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco