Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

FOTO/ Me siguri ky është hoteli më i pazakontë që keni parë

FOTO/ Me siguri ky është hoteli më i pazakontë që keni parë

15:25, 21/03/2019
A+ Aa A-

Pranë Skinnskatteberg, në qarkun e Västmanland në Suedi, ndodhet hoteli më primitiv ku mund të kaloni pushimet tuaja.

Epo, në të vërtetë ta quash atë hotel është pak e rrezikshme. Quhet Kolarbyn Ecolodge dhe ka 12 kasolle dhe shtëpi të vogla brenda në pyll, të cilat mund të duken në shikim të parë sikur të ishin shtëpizat e krijesave të pyllit por në realitet nuk janë gjë tjetër veçse mini dhomëza hoteli ku mund të kaloni një natë ndryshe dhe deri diku të pazakontë.

Brenda nuk ka energji elektrike, nuk ka tualet ose dush, ndodheni bashkë me misterin e një natyre krejtësisht të pa prekur nga dora e njeriut.

Ka vetëm pemë dhe gjelbërim, por nëse i mpreh sytë mund të shihni të gjitha këto 12 kabina që përbëjnë hotelin e çuditshëm, të mbuluar të gjithë me baltë dhe bar.

Në çatinë e tyre rriten manaferrat dhe kërpudhat. Brenda ka një vatër zjarri, për t'u ngrohur natën dhe ka shtretër jo fort të rehatshëm.

Ata janë bërë prej druri, nuk kanë dyshekë, por dyshekë të fryrë me leshin e deleve. Nëse keni arritur të flini, në mëngjes mund të keni nevojë për një kafe.

Ja se si ta bësh atë: prini dru me sëpatë, merr pak ujë të freskët nga ujëvara, ndizni zjarrin dhe vendoseni kafenë në të. Mund të jetë më e mira që ke shijuar ndonjëherë.

    Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco