Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

FOTO/  ‘Fikson’ në një foto 4 fenomene të jashtëzakonshme natyrore

FOTO/ ‘Fikson’ në një foto 4 fenomene të jashtëzakonshme natyrore

11:56, 21/03/2019
A+ Aa A-

Përveçse fotograf i talentuar ky i ri është edhe jo pak aventurier. Madje mund të quhet i çmendur pas profesionit të tij sepse shpesh herë e vendos veten në situata jo pak të rrezikshme për të realizuar një fotografi.

Ky është fotografi amerikan Mike Mezeul i cili është shumë i veçantë në profesionin e tij, pasi në një shkrepje të vetme ka arritur të ‘kapë’ katër dukuri natyrore të jashtëzakonshme.

Nëna Natyra ka vendosur t'i japë Mike Mezeul një emocion të veçantë, duke sjellë së bashku në një shkrepje të vetme një fluks lave, rrugën e qumështit, një meteor teksa zbret në qiell dhe hënën që shkëlqente si rrallë herë!

Ndërsa ai ishte duke fotografuar në Parkun Kombëtar të Vullkaneve në Ishujt Havai, mbeti i shokuar pasi pa së pari pamjen e më tepër akoma kur shqyrtoi nga afër dhe me vëmendje fotografinë.

"Isha totalisht i shokuar," tha ai për The Huffington Post.

"Ishte përpjekja ime e tretë për të fiksuar në aparat atë imazh dhe më në fund ia dola”, ka thënë ai.

"Ishte një nga peizazhet më ekstreme e më të jashtëzkoshme që kam parë ndonjëherë"

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco