FOTO-VIDEO/ ‘Shporta’ lëvizëse e ushqimeve, urdhërohet me një aplikacion

FOTO-VIDEO/ ‘Shporta’ lëvizëse e ushqimeve, urdhërohet me një aplikacion

15:34, 20/03/2019
A+ Aa A-

Mobot është karroca robotike e kontrolluar nga një aplikacion direkt nga smartfoni  juaj, dhe ka hyrë zyrtarisht në shërbim: dhe së pari në Itali dhe do të shërbejë për të ndihmuar të moshuarit të marrin në shtëpinë e tyre ushqimet pa u lodhur aspak.

Ai është zhvilluar nga një spinoff i shkollës së mesme Sant'Anna në Pisa, sistemi "ndjek" qytetarët që e përdorin atë dhe, në të ardhmen, do të jetë në gjendje të transportojë ngarkesa të mallrave më të rënda.

Krahasuar me testet e para eksperimentale në 2018-ën, Mobot (Mobile Robot), i zhvilluar me mbështetjen e Bashkisë së Pecciolit dhe kompanisë Belvedere, është edhe më i madh në përmasa dhe mund të ofrojë funksione të tjera.

Kjo falë bashkëpunimit me një grup të zgjedhur qytetarësh që iu lejuan kërkuesve të zgjedhin përdorimin e robotit për aktivitete dhe për nevojat e jetës së përditshme.

Për shembull, robot i përshtat në shpejtësi vetë ‘pronarit’ të tij ashtu si një kafshë besnike.

Për më tepër, aplikacioni tani është gjithashtu në gjendje të vlerësojë kohën e mbërritjes së Mobot, që nga momenti kur ju keni kërkuar që ai të afrohet dhe është e mundur të kontaktohet karroca robotike nga kudo që ju si përdorues ndodheni, pa u lidhur në një zonë të caktuar gjeografike.

Ndërveprimi i robotit me mjedisin është përmirësuar ndjeshëm, në veçanti ai është përshtatur më së miri me automjete të tjera (makina), këmbësorë ose pengesa të tjera, gjatë pjesës së zhvendosjes autonome.

Me siguri që kjo shpikje e re do përqafohet shumë shpejt nga të gjitha vendet e botës. Duke iu ardhur në ndihmë së pari njerëzve ‘të pa mundur’ fizikisht por ama përse jo, do të ishte një ndihesh jo e vogël për çdo moshë.

    Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco