FOTO/ Ngjan si akullore me vanilje, njihuni me këtë frut ekzotik

FOTO/ Ngjan si akullore me vanilje, njihuni me këtë frut ekzotik

15:19, 20/03/2019
A+ Aa A-

Shumë prej nesh njohin vetëm një lloj bananesh ato tipike të verdha të cilat i konsumojmë prej kohësh anë e mbanë botës. Dhe kjo pasi që këto lloj bananesh mund të rezistojnë edhe në kushte jo të favorshme mjedisore madje mund të përballojnë edhe transportin drejt vendeve të largëta.

Por ama ky varietet i bananeve nuk është lloji më i preferuar dhe përkundrazi nuk është as lloji me shijen më të mirë e më të veçantë.

Ka shumë lloje bananesh, dhe shumë thonë se më e mira është ajo që quhet edhe "bananja akullore".

Është Blue Java, e cila gjendet lehtësisht në Havai, Amerikën Qendrore dhe Azinë Juglindore.

Banania akullore  është e ëmbël dhe ka një aromë të ngjashme me atë të vaniljes.

Kur është e papjekur, lëkura e saj ka bluza të gjelbra.

Nëse hahet në pikën e duhur të pjekjes, pulpa e saj është e butë, shumë më tepër se ajo e bananave të zakonshme që jemi mësuar të konsumojmë deri më tani.

Duke qenë se ajo shkrin në gojë kur e konsumojmë mund të na krijohet idjea se jemi duke ngrënë një akullore me shije shumë të veçantë por që ka edhe nuanca të vaniljes.

Në Hawaii ka mbi 100 lloje bananesh, secila me aromë dhe esenca shijore të ndryshme.

    Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco