Shpëtoi Führer-in e tmerrshëm kur ishte vetëm 4 vjeç

Shpëtoi Führer-in e tmerrshëm kur ishte vetëm 4 vjeç

15:01, 20/03/2019
A+ Aa A-

Kur ishte vetëm 4 vjeç, Adolf Hitler rrezikoi të mbytej në një lumë të ngrirë në Gjermani, por ai u shpëtua nga një fëmijë tjetër, i cili më vonë u bë prift.

Siç raportohet nga një gazetë lokale, një djalosh i vogël, i cili sipas historianëve mund të ketë qenë vetë Hitleri, u shpëtua në ujërat e Inn në Passau, Bavaria, në janar 1894.

Shpëtimtari i tij quhej Johann Kuehberger. Kur vuri re se fëmija tjetër ishte në vështirësi, ai menjëherë nxitoi për t’a shpëtuar.

Führer-i kurrë nuk foli për këtë episod, i cili megjithatë u rishfaq në sajë të artikullit 1894 të një gazete lokale të gjetur në Passau.

Ndoshta ne kurrë nuk do të dimë nëse, ai fëmijë ishte Hitleri, por sigurisht pyetja e parë që vjen është:

'Çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte shpëtuar’?

Historianët kanë zbuluar një gazetë të 18 janarit që raporton se si një djalë katërvjeçar po mbytej në Inn lumit në Passau të Gjermanisë.

Ky fëmijë, i cili u shpëtua nga Ati Johann Kuehberger, besohet të ketë qenë Adolf Hitler.

Anna Rosmus, një historian nga Passau, vendlindja e Hitlerit, do ta përmendte këtë fakt në librin "Nga Passau: Lëvizja e një qyteti që Hitleri e quante shtëpi".

Shumë qytetarë të vjetër Passau raportojnë se e kanë dëgjuar historinë e ‘mbytjes’ së Hitlerit nga prindërit e tyre.

Image

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco