FOTO-VIDEO/ Për çfarë njihej Khani i Madh, i Mongolisë?

FOTO-VIDEO/ Për çfarë njihej Khani i Madh, i Mongolisë?

14:40, 20/03/2019
A+ Aa A-

Xhingis Han (lindi në Mongoli në 1162 dhe vdiq më 18 gusht 1227). Ai ishte themeluesi i Perandorisë Mongole, e cila u bë perandoria më e madhe në shtrirje territoriale në histori pas vdekjes së tij.

Ai erdhi në pushtet duke bashkuar shumë nga fise nomde të Azisë Verilindore. Pasi themeloi perandorinë dhe u shpall "Xhingis Han", ai filloi pushtimet mongole, ku u pushtua pjesa më e madhe e Euroazisë.

Ekspeditat e filluara gjatë jetës së tij përfshijnë ato kundër karahitajëve, Kaukazit, si dhe Perandorisë Harezmide, Xhurxhene dhe dinastisë së Shiasë Perëdimore.

Këto ekspedita shpesh shoqëroheshin nga masakrat të medha ndaj popullsisë civile, veçanërisht në tokat e kontrolluara nga Harezmia dhe Shia Perëndimore.

Deri në fund të jetës së tij, Perandoria Mongole pushtoi një pjesë të konsiderueshme të Azisë Qendrore dhe Kinës.

Para se të vdiste Xhengis Hani emëroi Ogodaj Hanin si pasardhës të tij. Ai u varros në një varr pa shënime diku në Mongoli.

Përtej arritjeve të tij ushtarake, Xhingis Hani e zhvilloi Perandorinë Mongole në mënyra të tjera. Ai dekretoi alfabetin ujgur si shkrimin zyrtar të Perandorisë Mongole.

Gjithashtu praktikoi meritokracinë dhe nxiti tolerancën fetare në Perandorinë Mongole dhe bashkoi fiset nomade të Azisë Verilindore. Mongolët e sotëm e konsiderojnë atë si "babai i kombit mongol".

Ky  udhëheqës dhe sundimtar i perandorisë mongole në fillim të shekullit të trembëdhjetë, mbeti në histori, sepse arriti të unifikonte fiset mongole dhe t'i çonte ato në një seri luftërash fituese që i siguruan Mongolisë një sundim të mirë në Azi.

Khani i madh, njihej për mënyrat e tij të administrimit të perandorisë dhe të financave të saj.

Një kërkim për një ekip ndërkombëtar të genetistëve ka provuar diçka spektakolare: një pjesë e mirë e njerëzve që jetojnë ende sot janë pasardhës të Genghis Khan, përkatësisht 1 në 200.

Natyrisht flasim kryesisht për njerëzit nga Azia Qendrore: 16 milionë aziatikë kanë një gjurmë të ADN-së së Khanit të madh në kromozomin e tyre Y.

Kjo është për shkak të faktit se Genghis Khan ishte një grabitqar i çmendur pas seksit.

Thuhet se, pas çdo pushtimi, ai merrte me vete gratë më të bukura të fshatrave dhe tokave të mbytura.

Udhëheqësi i ekipit genetist, Dr Chris Tyler-Smith, thotë se një historian persian i shekullit të trembëdhjetë besonte se Kani kishte në atë kohë së paku 20.000 pasardhës mes fëmijëve dhe nipërve që i kishte lindur me qindra gra nga shtete të ndryshme gjatë pushtimeve.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco