Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

FOTO/ Kafe plus mëngjes bashkë në një ‘filxhan’, ja se si

FOTO/ Kafe plus mëngjes bashkë në një ‘filxhan’, ja se si

13:51, 20/03/2019
A+ Aa A-

Pak rëndësi ka kush është shpikësi i parë, ajo që është më interesante është vetë ideja.

Një filxhan në formë normale por... prej biskote, i mbuluar brenda me sheqer të rafinuar, në mënyrë që të ëmbëlsohet shija e hidhur e kafesë, por mbi të gjitha qëllimi është ta bëjë biskotën të papërshkueshëm nga uji, të aftë të qëndrojë deri në 60 minuta përpara se të fillojë të shkrihet.

Krijimi i këtyre filxhanëve ka shumë favore në drejtim të ekonomisë së një vendi pasi fillon të kursehet produkt, kohë dhe ujë të cilët përdoren vazhdimisht për larjen e filxhanëve aktualë. Madje edhe procedura e realizimit të tyre është më e komplikuar dhe ka nevojë për më tepër produkte bazë.

Por ndër të tjera përdorimi i gjerë i filxhanëve prej biskote është edhe i dëmshëm pasi sasi të mëdha sheqeri do të përdorejn për të krijuar ato madje shumë individë të cilët nuk do të duan ta konsumojnë këtë biskotë mund ta hedhë atë dhe kështu do të kemi gjerësisht shpërdorim të ushqimit.

Më në fund, duhet të kemi parasysh se secila nga këto gota, edhe nëse bashkohen në disa pjesë, do të kenë nevojë për paketimin e tyre, i cili është gjithashtu protagonist i ndotjes.

Një ide e bukur dhe e shijshme: puna e projektuesit është të shqyrtojë të mirat dhe të këqijat, dhe nëse ai beson mjaftueshëm në pro, mbase ai vendos ta përhapë atë gjerësisht në treg po nëse pasojat janë më tepër negative do të vazhdojmë të mbetemi tek filxhanët klasikë të kafesë.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco