FOTO/ Ha pica çdo ditë prej moshës 3 vjeçare, sot është 41 vjeç

FOTO/ Ha pica çdo ditë prej moshës 3 vjeçare, sot është 41 vjeç

10:31, 20/03/2019
A+ Aa A-

Çdo vit ne kemi tendencën të bëjmë një plan paraprak për objektivat që duam të përmbushim. Ndër to një sfidë më vetë është edhe të ndjekurit e një dietë ‘të shëndetshme’.

Jo pak njerëz ‘i premtojnë’ vetes se do të konsumojnë përherë e më pak brumëra për t’u fokusuar te ushqimet distike. Duke shmangur paninet e gatshme, petullat, sanduiçët picat etj.

Mike Roman, është një mësues nga Neë Jersey, i cili mund të thuhet se ka thyer një rekord botëror pasi ka ngrënë pica të paktën një herë në ditë për 37 vitet e fundit.

Dashuria e gjatë e Roman për pica filloi në moshën 3 ose 4 vjeçare (nuk e mban mend saktësisht), kur nëna e tij e gatoi për herë të parë.

Me sa duket ai i pëlqente aq shumë picat sa vazhdonte të këmbëngulte çdo ditë derisa prindërit e tij më në fund hoqën dorë dhe u ndalën në përpjekjet e tyre për ta bindur që të hante ushqime të tjera.

Që atëherë ai ka ngrënë gjithmonë pica të paktën një herë në ditë, gjatë gjithë fëmijërisë, adoleshencës dhe moshës së rritur.

Mike tha se shpesh hante pica për mëngjes, drekë dhe darkë për shumë vite, por kohët e fundit ai filloi të kalonte nga pica në sanduiç për drekë.

Megjithatë, gjithmonë ha pica për darkë çdo ditë.

"E marr atë në vende të ndryshme, kështu që ka një larmi të mirë", tha Roman në një intervistë.

"Nuk është ndonjë punë e madhe. E di se disa njerëz preferojnë të hane vakte të rafinuara ushqimi, ose e quajnë veten njerëz me shije të mirë ushqimore, dhe preferojnë ushqimet e komplikuara, por për mua një vakt nuk është asgjë e veçantë. Për mua ahet thjesht për të shuar urinë".

Mësuesi 41 vjeçar madje kishte përfshirë në menunë e dasmës së tij pica, një vit më parë, dhe arriti të mbante gjallë "traditën" e saj edhe gjatë muajit të mjaltit në Aruba.

Mike thotë se shëndeti i tij është i mirë në përgjithësi, dhe se dieta me bazë pica nuk i ka shkaktuar probleme deri më tani.

    Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco