FOTO/ Ky frut ngjan jo pak me Tokën

FOTO/ Ky frut ngjan jo pak me Tokën

09:41, 20/03/2019
A+ Aa A-

Në mesin e shumë frutave ekzotike, Hala është një nga më të veçantët, për shkak të formës së saj që kujton përbërjen e planetit tonë.

Pjesë të ndryshme të kësaj frute (Pandanus tectorius) përdoren nga banorët e vendeve ekzotike për të trajtuar inflamacionin, ftohjet dhe dhimbjet e stomakut.

Kush e ka provuar këtë frut mund të thotë pa frikë se në shije i ngjan kungullit madje deri diku edhe në ngjyrë.

Shpesh herë duket se përfaqëson planetin Tokë, por në të vërtetë quhet Hala dhe është një fryt shumë i veçantë. Vjen nga një bimë e quajtur Pandanus tectorius dhe rritet kryesisht në Hawaii dhe në zonat përgjatë Oqeanit Paqësor.

Hawaianët e përdorin pemën në mijëra mënyra: gjethet transformohen në pëlhura dhe objekte, por ato gjithashtu kanë veti shëruese, degët dhe trungjet përdoren për të krijuar tubacione uji dhe frutat ngrihen ose përdoren si një ngjyrë për të pikturuar.

Ajo që me të vërtetë befason më shumë për këtë frut janë ngjyrat dhe forma që e karakterizon atë! Një spektakël i vërtetë i natyrës. Ka një bërthamë në brendësi jo të vogël.

    Marrë nga: eticamente.net- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco