Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

FOTO-VIDEO/ Një çezmë vere që nuk shteron kurrë

FOTO-VIDEO/ Një çezmë vere që nuk shteron kurrë

08:59, 20/03/2019
A+ Aa A-

Prej vitesh italianët kanë menduar të surprizojnë qytetarët e tyre por jo vetëm edhe botën mbarë. Një mrekulli e tillë nuk është parë në vend tjetër dhe u bën në vilën Caldari, në Ortona (provincën e Chietit).

Për çfarë bëhet fjalë?

Një çezmë me verë e cila nuk shteron kurrë, është falas, dhe mund të pish aq sa dëshiron.

Çezma është frymëzuar nga një burim vere i Navarres, në Spanjë, në rrugën për në Santiago, dhe është ndërtuar nga ndërtuesit e Rrugës së Shën Tommas-it, që lidh Romën dhe Ortonën.

Pas ecjes, pelegrinët mund të marrin verë të kuqe, por burimi është i disponueshëm për të gjithë.

Ideja ka lindur nga Dina dhe Luigi Narcisi i cili, i propozoi Nicola D'Aurias, pronar i Cantina Dora Sarchese e Ortona, për të ndërtuar çezmën e parë e verës në Itali.

D'Auria pranoi idenë dhe punoi për ndërtimin e saj, dhe nuk bëri vetëm një çezmë por një monument për verën e Abruzzos dhe në veçanti për Montepulcianon.

Burimi u ndërtua brenda një fuçie të vjetër: parimi është që vizitori të hyjë në fuçi dhe ta bëjë atë "të nxjerrë verë".

Nga tetori pelegrinët e Rrugës, dhe jo vetëm, mund të freskojnë veten duke pirë një verë të kuqe të shkëlqyer.

Në hyrje një shkrim lexon kështu: "Pini verë, sepse nuk e dini nga erdhët: jini të lumtur, sepse nuk e dini se ku do të shkoni".

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco