Si ndikon forca e rëndesës në trurin e njeriut?

Si ndikon forca e rëndesës në trurin e njeriut?

14:30, 19/03/2019
A+ Aa A-

Megjithëse në mënyrë të pandërgjegjshme, truri i njeriut reagon ndaj ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës, siç ndodh edhe me zogjtë migrues dhe breshkat e detit.

Kjo është ajo që del nga studimi i botuar në revistën eNeuro nga një grup i koordinuar nga gjeologu Joseph Kirschvink dhe neurobiologu Shin Shimojo, përkatësisht nga Instituti Kalifornian i Teknologjisë (Caltech) dhe Universiteti i Tokios.

Shumë kafshë kanë një receptor shtesë, i cili u përgjigjet ndryshimeve në fushën magnetike të Tokës duke e përdorur atë si një sistem navigimi.

Zogjtë migrues kanë, për shembull, në receptorët e tyre elemente të ndjeshme ndaj fushës magnetike, të bëra nga metale që, ashtu si gjilpëra e busullës, janë në gjendje të orientohen sipas gjeomagnetizmit.

Autorët e studimit ishin në gjendje të identifikonin një sistem të ngjashëm, edhe pse shumë më pak të evoluar, edhe në trurin e njeriut, duke analizuar aktivitetin e tij nëpërmjet studimit të elektroencefalogramit.

Kërkimi u krye vetëm për banorët e hemisferës veriore. Hapi i ardhshëm do të jetë të bëjë krahasime me individë nga hemisfera jugore.

Ekspertët dyshojnë në fakt se mund të ketë dallime në mënyrën se si individi "ndjen" fushën magnetike të Tokës jo vetëm nga personi në person, por edhe në bazë të rajone të ndryshme gjeografike.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco