FOTO-VIDEO/ Kjo balenë ngordhi me 40 kg plasmas në stomak

FOTO-VIDEO/ Kjo balenë ngordhi me 40 kg plasmas në stomak

12:48, 19/03/2019
A+ Aa A-

Një kafshë e fjetur në Filipine ka të ngjarë të ketë qenë jo pak e uritur sepse stomaku i saj ishte plot me plastikë, jo me ushqim.

Kuratorët në një muze të historisë natyrore në Davao City, Filipine, morën një telefonatë nga agjencia lokale detare: një balenë me pamje elegante në Gjirin e Davaos kishte vjellë gjak dhe sforcohej jo pak teksa notonte.

Kur Darrell Blatchley, një ekspert detar i gjitarëve dhe kurator i Muzeut të Collector D'Bone në Davao City, u kthye në laborator për ta parë atë përmes një nekropsi, ai gjeti diçka tronditëse në barkun e saj.

"një qese e madhe plasmasi po dilte nga stomaku i saj," tha ai.

"Ne nxorëm qesen e parë, pastaj të dytën. Deri në kohën që kemi gjetur 16 thasë orizi në stomakun e kafshës dhe jo vetëm qese plastike por edhe çanta të mëdha në përmasa. Aq sa nuk arrinim t’iu besonim syve tanë”.

Djali i tij, i cili po merrte pjesë në nekropsi, tha: "Babi, si ka mundur të jetojë aq kohë pasi ka gëlltitur këto mbeturina?"

Mbetjet plastike në stomakun e balenës ishin kalçifikuar dhe ishin ngjeshur aq shumë sa i ngjanin një topi bejsbolli por ama dhjetra herë më të madh.

Balena mashkull e re në moshë ishte rreth 15 këmbë e gjatë dhe peshonte 1.100 paund, dhe duke u ndjerë e uritur dhe e dehidratuar ka konsumuar sasi të mëdha të plastikës në fund të detit.

Ajo ka qëndruar në zorrët e tij për shumë ditë. Trupi i saj ishte i drejtë nga brenda: Acidi i saj në stomak, i paaftë për të prishur mbetjet plastike, kishte vrima përgjatë stomakut.

Ndërsa rritet krizat e ndotjes plastike, gjithnjë e më shumë delfinë, balena, zogj dhe peshq janë gjetur të vdekur me stomakun e tyre të mbushur me plastike.

Në vitin 2015, shkencëtarët vlerësuan se rreth 90 për qind e të gjithë zogjve kanë konsumuar një sasi plastike; UNESCO vlerëson se 100,000 gjitarë detarë vdesin nga ndotja plastike çdo vit.

Shkaku i vdekjes ndryshon. Ndonjëherë, si në këtë rast, plastika bllokon ushqimin nga lëvizja drejt stomakut. Herë të tjera, skajet e mprehta të materialeve plastike bllokojnë plotësish hapësirat në organet e këtyre krijesave duke shkaktuar një vdekje të sigurt. 

    Marrë nga: nationalgeographic.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco