FOTO/ Ky është qyteti me arkitekturën më simetrike në botë

FOTO/ Ky është qyteti me arkitekturën më simetrike në botë

10:10, 19/03/2019
A+ Aa A-

Fotografi hungareze Márton Mogyorósy na ofron një pamje të magjishme të një prej qyteteve më të bukura të botës, Barcelonës.

Fotografi i njohur e fotografon qytetin nga lartësia ashtu siç shihet nga zogjtë, me një seri fotografish nga ajëri që kapin tokën dhe detin.

Márton fokusohet në simetrinë unike të peizazhit urban, duke theksuar gjeometrinë e qytetit, qoftë edhe blloqet e betonit që hedhen në det ose në formën e ndërtesave.

Disa imazhe përqëndrohen në kompleksin mahnitës Walden 7 apartament, që ndodhen në dalje të Barcelonës. Ndërtesat janë projektuar nga arkitekti spanjoll Ricardo Bofill, i njohur për transformimin e një fabrike të braktisur të çimentos në një shtëpi madhështore.

Fotografi tregon se sa potente dhe impresionuese mund të jetë një fotografi e shkrepur nga një dron.

Duke fluturuar në lartësi të konsiderueshme, këto pajisje japin një perspektivë unike të botës, duke na mundësuar ta shohim atë në shumë mënyra të reja.

Pas shqyrtimit të këtyre pamjeve mund të themi pa frikë se Barcelona është një qytet me ‘karakter’ të veçantë që dallohet menjëherë nga simetria thuajse në perfeksion i ndërtimeve.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco