FOTO-VIDEO/ Çfarë thuhej dikur për këtë shpend kaq të rrallë?

FOTO-VIDEO/ Çfarë thuhej dikur për këtë shpend kaq të rrallë?

09:46, 19/03/2019
A+ Aa A-

Mjellma e zezë është përdorur për shekuj me radhë nga evropianët si një metaforë për diçka që nuk mund të ekzistonte.

Fjalët pushuan kur u zbulua se në Australi ekzistonte vërtet një mjellmë e zezë.

Në vitin ‘82 pas Lindjes së Krishtit Juvenal shkroi "rara avis në terris nigroque simillima cygno" (zog i rrallë në tokë, pothuajse si një mjellmë e zezë).

Duke folur për mjellmë të zezë kohë para se realisht të zbulohej një e tillë, mendohej se ishte diçka jo vetëm e rrallë, por në fakt të gjithë kishin bindjen se një shpend i tillë nuk ekzistonte.

Fraza ka depërtuar në disa gjuhë evropiane, si një proverb popullor, dhe mjellma e zezë është përdorur për 1500 vjet si një metaforë për diçka që nuk ekziston që mund të gjendet vetëm në botën e imagjinatës tonë.

Prandaj, mund të përfytyrosh habinë e eksploruesit holandez Willem de Vlamingh, kur ai ishte i pari evropian, më 1697, i cili pohoi ekzistencën e një mjellme të zezë në New Holland (Australi).

Në 1726, dy mjellma të zeza u kapën pranë ishullit të Dirk Hartog dhe u dërguan në Batavia (Jakarta) si dëshmi e ekzistencës së tyre.

Në vitin 1790, gjenerali Xhon White shkroi se kishte gjetur nëntë zogj teksa notonte, dhe se në çdo aspekt korrespondonin me shpendin e rrallë.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco