FOTO/ Japonezët kanë një super-hero që ngjan si një emoji

FOTO/ Japonezët kanë një super-hero që ngjan si një emoji

09:22, 19/03/2019
A+ Aa A-

Tokio ka një super-hero të vetin. Quhet Mangetsu-Man, dhe ka për detyrë të mbajë pastër qytetin. Ai mban në kokë një pellush të verdhë që ngjan tamam si një emoji apo si "hëna të plotë" dhe një kostum ngjyrë vjollce, e madje fsheh zërin e tij të vërtetë me një sintetizues vokal.

Mangetsu-man, i cili përkthehet si "mister hëna e plotë", filloi betejën e tij për të pastruar rrugët e Tokios.

Ai është një superhero, por armiku i tij nuk është një kriminel apo një krijesë e gjallë, armiku i tij janë mbeturinat.

Në një qytet që tashmë mund të mburret të jetë një nga më të pastrat në botë, Mangetsu-man dëshiron të shtojë akoma më tepër personazhe të ngjashme me veten e tij ose më saktë të jetë një frymëzim për vende të tjera.

I armatosur me një fshesë dhe një lopatë, në vitet e fundit ai qarkullon vazhdimisht në rrugët e qytetit në kërkim të çdo mbeturine që mund t’i dalë përpara dhe kështu "ta pastrojë botën nga çdo negativitet".

Ashtu si çdo super-hero që kemi parë deri më tani, Mangetsu-man e fsheh identitetin e tij, duke mos hequr kurrë kostum: një kokë si një "hënë e plotë" dhe veshje me ngjyrë vjollcë, me çizme dhe doreza të kombinuara dhe ekstra të mëdha.

Për të fshehur zërin, ai përdor një aplikacion për sintezë të zërit.

Ky personazh ka tërhequr shumë vëmendje, madje edhe në një qytet si Tokio që është plot me njerëz të cilët vishen në mënyra nga më të çuditshmet.  

Dhe veprat e tij të mira kanë frymëzuar edhe një grup të vogël vullnetarësh të cilët e ndjekin në aktivitetin e tij.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco