FOTO/ Organizmi njerëzor mund të rigjenerohet, ja se si

FOTO/ Organizmi njerëzor mund të rigjenerohet, ja se si

08:53, 19/03/2019
A+ Aa A-

Duket se studiuesit kanë zbuluar çelësin i cili ndihmon në rigjenerimin e organizmit: quhet Egr (Early Growth Response) dhe është një gjen i aftë për të ndezur dhe fikur shumë gjene të tjerë të përfshirë në përgjigjen molekulare ndaj dëmtimit të indeve.

Është gjetur në ADN-në e vogël të "krimbit panterë" të Bermudës (një kandidat për t'u bërë një model i ri për studimet e mjekësisë rigjeneruese), ky çelës është i pranishëm edhe tek njerëzit: efekti i tij është i kufizuar, ndoshta sepse ndez një qark tjetër gjenetik.

Kjo tregohet nga një studim i Universitetit të Harvardit, i botuar në revistën ‘Science’.

Duke punuar në krimbën e sheshtë Hofstenia miamia, i cili është i aftë të rigjenerojë çdo pjesë të organizmit të tij, studiuesit e drejtuar nga biologu Mansi Srivastava arritën të rindërtonin rolin e gjenit Egr.

"Duke zvogëluar aktivitetin e gjenit, shpjegon eksperti, kemi zbuluar se pa Egr nuk ndodh asgjë, kafshët nuk rigjenerohen.

Të gjitha gjenet nuk ndizen, kështu që çelësat e tjera nuk punojnë dhe të krijohet përshtypja e një shtëpie të errët".

“Arsyeja që gjeni u quajt Egr është se sekuenca e tij është e ngjashme me atë të një gjeni të studiuar tashmë në njerëz dhe kafshë të tjera”, vazhdon Srivastava.

"Nëse marrim qeliza njerëzore të kultivuara në një provëz dhe i vendosim nën efekt stresues, qofshin ato mekanike apo të shkaktuara nga toksina, do të shfaqin menjëherë gjenin Egr.

Po, atëherë, nëse qelizat njerëzore mund të ndezin Egr kur janë të dëmtuara, përse nuk mund të rigjenerohen?

Përgjigjja është se "nëse Egr është çelës, lidhjet e saj mund të jenë të ndryshme" tek krimbat krahasuar me njerëzit.

"Ajo që ne duam të bëjmë përfundon hulumtuesi është të kuptojmë se çfarë janë këto lidhje dhe t'i zbatojmë edhe tek kafshët tjera, duke përfshirë edhe vertebrorët që mund të rigjenerohen vetëm pjesërisht".

    Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco