FOTO-VIDEO/ Djathi me shije ‘muzikore’, kjo është e preferuara e tij

FOTO-VIDEO/ Djathi me shije ‘muzikore’, kjo është e preferuara e tij

15:34, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një eksperiment i çuditshëm që ekspozoi djathin zviceran në lloje të ndryshme muzike zbuloi se hip-hop e bëri atë të merrte shijen më të mirë.

Këto janë pjesët muzikore që u bënë pjesë e eksperimentit:

1. No sound (reference box)

2. Ambient: Yello – ‘Monolith’

3. Classical: W.A. Mozart – ‘The Magic Flute’

4. Techno: Vril – ‘UV’

5. Rock: Led Zeppelin – ‘Stairway to Heaven’

6. Medium frequency: 200 kHz

7. High frequency: 1000 kHz

8. Hip hop: A tribe called quest – ‘We Got (the Jazz)’

9. Loë frequency: 25 kHz

Tetë rrota të djathit Emmental të "Muttenglück" të prodhuara nga fituesi i Kampionatit Botëror të Djathit Antony Wyss u nënshtruan veçmas për stimulime të ndryshme muzikore - Mozart, A Tribe Called Quest, Yello, Led Zeppelin, techno etj.

Eksperimenti ishte pjesë e një bashkëpunimi midis studentëve të Universitetit të Arteve të Bernës dhe veterinerit Beat Wampfler, të cilët e patën këtë ide.

Projekti u pagëzua "Djathë i rrethuar nga muzika, një eksperiment i artit muzikor".

Një provë tetë mujore gjeti se rrota e ekspozuar ndaj muzikës hip-hop kishte karakterin më të veçantë të shijes.

"Bakteret bënë një punë të mirë," tha Wampfler gjatë prezantimit të rezultateve.

Analiza shqisore zbuloi se djathi që ishte ekspozuar ndaj hip-hopit ishte "shumë i mirë, si në erë dhe shije, dhe dukshëm ndryshe nga mostrat e tjera".

"Ne ishim të mbingarkuar," thotë profesor Michael Harenberg, i cili dha mbështetjen shkencore për eksperimentin.

"Fillimisht mendova se ishte një reagim tipik zviceran, sepse djathi luan një rol kaq të madh kulturor këtu në Emmental, por edhe gazetarët nga Afrika e Jugut u afruan për intervista dhe informacione".

    Marrë nga: swissinfo.ch- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco