FOTO-VIDEO/ 168 orë në një realitet virtual, i riu rrëfen eksperiencën e veçantë

FOTO-VIDEO/ 168 orë në një realitet virtual, i riu rrëfen eksperiencën e veçantë

14:21, 18/03/2019
A+ Aa A-

Jak Wilmot, bashkë-themelues i studios për përmbajtjen e VR-së me qendër në Atlanta, Dysrupt VR, kaloi 168 orë rresht me një kufje VR i mbyllur në apartamentin e tij.

"Kjo është ndoshta gjëja më e çuditshme që unë kam bërë ndonjëherë, por ja tek ju paraqes ‘javën e së ardhmes’, tha ai në një video në lidhje me eksperimentin.

Për këtë eksperiencë rregullat ishin të thjeshta: ai mund të kalonte nga një kufje me bazë kompjuterike Oculus në një kufje të ndryshme, të palidhur, për tridhjetë sekonda ndërsa sytë e tij ishin të mbyllura.

Kufjet e tij VR kishin një kamerë të ndërtuar në pjesën e përparme, kështu që ai ishte në gjendje të "shihte" prezencën e tij fizike por jo drejtpërdrejt me sytë e tij.

Wilmot ka punuar, ka ngrënë dhe kryer aktivitet fizik duke mos i hequr për asnjë moment këto kufje dhe duke jetuar për një javë të plotë brenda një realiteti virtual.

Të fjeturit me këto kufje doli të jetë "më komode" se sa Ëilmot pati parashikuar, edhe pse sytë i digjnin pak.

"Nëse dikush ndihet i stresuar, virtualisht mund të vendoset në një mjedis natyror për dhjetë minuta dhe të relaksohet", tha ai në video.

"Nëse dikush ndjen se ka shumë energji, mund ta harxhojë atë në një lojë palestër. Këto janë si rregullat e reja të realitetit që unë kam krijuar. Gjithçka është në kufje".

Ëilmot beson se realiteti virtual përshtatet plotësisht me jetën tuaj. Nëse doni të jeni vetëm, mund të kaloni kohë me veten në një sesion të lojërave, duke vrarë dragonj në ‘Skyrim VR’.

"Është shumë e lehtë të gjesh fisin tënd, të bësh miq apo të komunikosh me të tjerët në këtë realitet virtual dhe këtë gjë nuk e bën përmes një dritare digjitale siç është ekrani i kompjuterit por thuajse ndodhesh në brendësi të këtij realiteti virtual”.

Pas shtatë ditëve të jetesës brenda kufjeve, Wilmot hoqi syzet dhe tregoi këtë eksperiencë të veçantë të të jetuarit në një botë virtuale.

Image

Marrë nga: futurism.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco