Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Kjo është ndër shkollat më të veçanta verore

Kjo është ndër shkollat më të veçanta verore

13:35, 18/03/2019
A+ Aa A-

Kampet verore për djem normalisht kanë për qëllim parësor shpenzimin e një kohe të mirë mes miqsh dhe njëkohësisht ofron shumë mundësi argëtimi.

Por ndryshe nga këto kampe të zakonshme, Kampi Veror i Mogyorodit, në Hungari, është pak më ndryshe.

Qindra fëmijë nga 10 deri në 15 vjeç vijnë në kamp për të provuar një jetë të vështirë ushtarake për një javë, me ushtrime fizike, roje dhe testime të të shtënave me armë lufte.

Disiplina është e paskrupullt dhe kushdo që sillet keq dënohet, zakonisht me ushtrime fizike aspak të lehta.

Fëmijët që zgjedhin të ndjekin kampin tërhiqen spontanisht nga bota e ushtrisë dhe lufta dhe mbase pas këtij kampi veror mund të kalojnë në shkolla të mirëfillta ushtarake.

Kreu i kampit, i cili është një institucion privat, shpjegon: "Ne iu ofrojmë atyre stërvitje ushtarake të vërtetë në nivel bazë: ata kanë teste fizike të durimit, seanca në mëngjes, ushtrime fizike.

Gjatë ditës ata dëgjojnë instruktorë nga organe të ndryshme ushtarake që u mësojnë metoda të ndryshme të stërvitjes.

Marrë nga: notizie.delmondo.info- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco