FOTO/ E habitshme, kjo gjë në hapësirë, shkakton herpes te astronautët

FOTO/ E habitshme, kjo gjë në hapësirë, shkakton herpes te astronautët

13:09, 18/03/2019
A+ Aa A-

Testet tregojnë se virusi i herpesit në gjumë riaktivizohen në më shumë se gjysmën e astronautëve që udhëtojnë në Shuttle Space dhe stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

??Sipas studimeve të reja të NASA-s , një fenomen që agjencia hapësinore thotë se mund të paraqesë probleme për misionet e thella të hapësirës.

"Gjatë fluturimit në hapësirë ??ka një rritje të sekretimit të hormoneve të stresit si kortizoli dhe adrenalina, të cilat janë të njohura për dëmin që i shkaktojnë sistemit imunitar", tha një studiues shkencor Satish Mehta, në Qedrën Hapësinore Johnson.

"Në përputhje me këtë, ne gjejmë se qelizat imunologjike te astronautët veçanërisht ato që shtypin dhe eliminojnë viruset  bëhen më pak efektive gjatë fluturimit në hapësirë ??dhe nganjëherë deri në 60 ditë pas."

Në hulumtimin e publikuar muajin e kaluar në revistën "Frontiers in Microbiology", Mehta dhe kolegët zbuluan se astronautët derdhin më shumë viruse herpesi në urinën dhe pështymën e tyre se sa më parë ose pas udhëtimit në hapësirë.

Fajtori, ata mendojnë se është vetëm stresi i cili shkaktohet gjatë udhëtimit në hapësirë.

"Astronautët e NASA-s durojnë javë apo edhe muaj të ekspozuar ndaj mikrogravitetit dhe rrezatimit kozmik për të mos përmendur forcat ekstreme G të ngritjes dhe rikthimit," tha Mehta në njoftimin për shtyp.

"Kjo sfidë fizike është e përbërë nga faktorët të cilët më tepër e stresojnë një individ siç janë, ndarja sociale, izolimi dhe një ndryshim i ciklit të gjumit".

Për fat të mirë, simptomat ishin relativisht të rralla. Nga 89 astronautë, ekipi ka studiuar, vetëm gjashtë raste të personave që u prekën nga herpesi në hapësirë, sipas gazetës një shkallë prej rreth shtatë për qind.

Zhvendosja e viruseve gjithashtu përkeqësohej vazhdimisht me largimin e astronautëve jashtë Tokës, duke bërë që studiuesit të shqetësoheshin për fenomenin që mund të përfaqësonte një sfidë për udhëtimin e thellë në hapësirë.

"Ndërsa vetëm një përqindje e vogël zhvillonin simptoma, normat e riaktivizimit të virusit u rritën me kohëzgjatjen e qëndrimit në hapësirë dhe mund të paraqesin një rrezik të konsiderueshëm shëndetësor në misionet në Mars dhe më gjerë", thuhet në njoftimin për shtyp.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco