Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Twitter si Instagram, ja çfarë risi ka sjellë

Twitter si Instagram, ja çfarë risi ka sjellë

12:10, 18/03/2019
A+ Aa A-

Twitter ka bërë një komunikim të ri, duke prezantuar një inovacion që nxit në një publikim të përbashkët foto dhe video përmes mikroblog.

Bashkë me 280 karaktere në të cilat mund të përdoren për të shprehur mendimet dhe përshtypjet.

Përdoruesit do të zgjedhin të shprehin veten e tyre dhe do të ndajnë fotografi në kohë reale, falë një aparati fotografik: mjafton që të kaloni nga e djathta në drejtim të së majtës me këtë kamerë për të fotografuar atë që doni të shfaqni për të tjerët.  

Me gjeolokalizimin, gjithashtu, kamera do të sugjerojë automatikisht hashtaget dhe pozicionin.

Kjo mundësi e re do të jetë e disponueshme vetëm në lidhje me ngjarjet e mëdha dhe lojërat sportive në Shtetet e Bashkuara, për t’u zgjeruar në vijim edhe në vende dhe në situata të tjera.

Funksionaliteti i ri, i kësaj shpikjeje në smartfonë, është një nga një nga përditësimet në seri që kanë të bëjnë me kamerën dhe që do të shihni në të ardhmen.

“Njerëzit që ndodhen në Twitter do të mund të prezantojnë me njëri-tjetrin në kohë reale atë që ndodh në ambientin ku ata ndodhen.

Është e lehtë të ndash një ide duke menduar dhe më pas duke e shkruar atë ose thjesht duke komunikuar me dikë përballë teje, por ne duam ta bëjmë atë edhe më të thjeshtë dhe më të veçantë diçka të tillë dhe ta ndajmë me përdoruesit atë që shohin përmes fotove dhe videove", shpjegoi zëvendëspresidenti i Twitter Keith Coleman.

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco