FOTO-VIDEO/ Një zbulim i jashtëzakonshëm në lumin Nil pas 2,469 vitesh

FOTO-VIDEO/ Një zbulim i jashtëzakonshëm në lumin Nil pas 2,469 vitesh

11:51, 18/03/2019
A+ Aa A-

Një anije e mbytur e gjendur në lumin Nil mund të ketë qenë e pa zbuluar për 2,469 vjet, por tani që doli në pah po i zbulon njerëzimit fshehtësitë e saj.

Shkencëtarët mendojnë se kjo anije ka një strukturë, ekzistenca e së cilës është debatuar për shekuj me radhë.

Në fragmentin 2.96 të Historisë së Herodotit, botuar rreth vitit 450 pes, historiani i lashtë grek, i cili po shkruante për udhëtimin e tij në Egjipt, përshkruan një lloj anije me ngarkese të Nilit të quajtur ‘Radha’.

Sipas përshkrimit të tij, ajo pasi u ndërtua u vesh me papirus.

Ky sistem drejtues ishte parë gjatë periudhës faranike por nuk kishim prova të forta arkeologjike të ekzistencës së saj deri tani.

Në Nil studiuesit kanë gjetur mbi 70 anije të mbytura, duke zbuluar objekte të panumërta që japin detaje mahnitëse për këto anije të lashta tregtare dhe për kulturën e tyre dhe të kohës.

Edhe pse ka qenë në ujë për të paktën 2,000 vjet, ruajtja e anijes ka qenë e jashtëzakonshme. Arkeologët ishin në gjendje të zbulonin 70 për qind të saj.

"as që mund ta besonim derisa zbuluam këtë anije të rrënuar dhe  kuptuam se Herodoti kishte të drejtë", tha arkeologu Damian Robinson i Qendrës së Oksfordit për Arkeologjinë Detare.

Anija ka disa elemente të vërejtura nga Herodoti.

Mënyra se si ajo është ndërtuar është shumë e ngjashme me përshkrimin që i ka bërë kësaj anije Herodoti gjatë udhëtimeve të tij.

"Dërrasa e anijes 17 është e montuar në mënyrë tërthore nga kunja jashtëzakonisht të gjata që mund të arrijnë deri në 1.99 m gjatësi”.

Ekzistojnë disa mospërputhje; anija që përshkruan Herodoti kishte kunja më të shkurtra të cilat shërbenin si brinjë që mbanin së bashku dërrasat e trupit të anijes; dhe anija e Herodotit nuk kishte korniza përforcuese, ndërsa anija 17 kishte disa.

Të dyja këto mund të shpjegohen pasi Anija 17, është rreth 27 metra e gjatë, pra më e madhe se anija e Herodotit.

"Herodoti i përshkruan anijet si me brinjë shumë të gjata dhe kjo strukturë nuk ishte parë kurrë nga arkeologët deri atëherë”, tha Robinson.

"Pastaj zbuluam këtë formë ndërtimi në këtë varkë të veçantë dhe absolutisht përputhet më atë që Herodoti ka thënë".

Sipas këtyre zbulimeve të hollësishme, studiuesit besojnë se Anija 17 është aq afër përshkrimit të Herodotit sa të dyja mund të jenë ndërtuar në të njëjtin kantier detar.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco