FOTO/ ‘Street Pong’, habisin gjermanët me këtë shpikje

FOTO/ ‘Street Pong’, habisin gjermanët me këtë shpikje

09:51, 18/03/2019
A+ Aa A-

Dy studentë të dizajnit interaktiv në Gjermani kanë dalë me një ide që, sado e thjeshtë, është absolutisht e shkëlqyer.

Amelie Künzler dhe Sandro Engel, nga Universiteti HAËK, kanë krijuar një ‘kuti lojërash’ që i lejon ata që presin semaforët të luajnë ping pong me personin në krahun e kundërt të rrugës. Nisma e tyre është quajtur mga disa edhe si streetpong.

Ideja menëherë pas vënies në jetë u bë virale dhe dy vjet më vonë u bë jashtëzakonisht tërheqëse ndaj përdoruesve.

Ekrani, i instaluar në një semafor në Hildesheim, quhet ActiWait.

Qytete të tjera në botë kanë treguar interes për këtë ide (duke përfshirë Lyonin dhe Oslon), gjë që mund të ndihmojë në uljen e numrit të kalimir të semaforit me të kuqe që shumë njerëz e bëjnë nga mungesa e durimit teksa presin në semafor. Mbase në këtë mënyrë do të shmangen edhe shumë aksidente të mundshme.

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco