FOTO-VIDEO/ Shkencëtarët as nuk e besonin se kjo gjallesë ishte e vërtetë

FOTO-VIDEO/ Shkencëtarët as nuk e besonin se kjo gjallesë ishte e vërtetë

09:08, 18/03/2019
A+ Aa A-

Zoologu që zbuloi së pari sqeporin mendonte se ishte një krijesë false. Në fillim, shkencëtarët evropianë besonin se një gjitar i ngjashëm me një rosë, me qime si të vidrës dhe bishtin e kastorit duhet të jetë me siguri një krijesë ‘mashtruese’.

Sipas një legjende aborigjene, sqepori i parë ka lindur kur një rosë u bashkua me një mi uji.

Pasardhësit e gjeneruar kishin sqepin si të nënës, por këmbët dhe pushin në trup si të babait.

Disa dëshmi të shkruara sugjerojnë se vendasit e Australisë ishin tashmë të vetëdijshëm për faktin se sqepori nuk ishte as zog, as zvarranik, dhe më kryesorja ishte fakti se kjo krijesë është helmuese.

Kur një koloni britanike u vendos në Australi në vitin 1788, aspekti kurioz i kësaj krijese i magjepsi të sapoardhurit. Ata e quajtën atë "urith i ujit" dhe "gojërosa".

Por kur një mostër i balsamosur mbërriti në studion e George Shaë, botanist dhe zoologjist, reagimi i tij ishte mosbesues. Ishte viti 1799.

Zoologu nuk arriti ta besonte se bëhej fjalë për një mostër të vërtetë ai mendoi se ishte një mashtrim shumë perfekt. Pasiqë as nuk mund të imagjinonte ekzistencën e një gjallese aq të përzier. Që ngjante si shpend e gjitar njëherësh.

Dijetari ishte kaq skeptik saqë hapi lëkurën e mostrës, duke pritur që të gjente qepje apo të evidentonte materialin e përdorur në nofull.

Duhet të specifikohet se dyshimi i dr. Shaw nuk ishte tërësisht pa bazë: në ato ditë, jo pak njerëz bënin ‘lojëra’ të tilla me kafshët duke i ndryshuar dhe duke i paraqiturt ato si ekzotike.

Më e habitshme, atëherë, ishte se ajo kafshë nuk ishte fare e rreme. Zoologu e quajti Platypus anatinus.

Një vit më vonë, një shkencëtar gjerman i quajtur Blumenbach propozoi një emër tjetër: Ornithorhynchus paradoxus. Fjala e parë nënkuptonte ‘feçkën e shpendëve’.

Para së gjithash, çfarë i bën këto gjallesa kaq të veçanta është fakti se ato bëjnë vezë edhe pse janë gjitarë.

Sqepori gjithashtu ka këmbë helmuese, falë disa gjembave në këmbët e pasme që janë në gjendje për të lëshuar një substancë të fuqishme toksike.

Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, kanë helm edhe në sqep: ata kanë një organ shumë të ndjeshëm që i ndihmon ata të orientohen në ujërat e errëta dhe të turbullta.

Kjo strukturë lejon këto kafshë të identifikojnë objekte nën ujë duke përdorur impulse elektrike.

Fletët e lëkurës mbulojnë sytë dhe veshët kur janë nën ujë, për të shmangur "infiltrimin".

Këmbët e tyre janë aq të veçanta sa i lejojnë të lundrojnë me zhdërvjelltësi ekstreme nën ujë por njëkohësisht i ndihmojnë më së miri të ecin edhe në tokë.

Gjithashtu sipas disa studimeve të bëra nga shkencëtarët dhe sipas analizave është zbuluar se qumështi i këtyre gjallesave mund të ketë disa protein shumë të rëndësishme për shëndetin  e njeriut. 

     

    Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco