Kur njerëzit çmenden: 5 bagazhe absurde në aeroport

Kur njerëzit çmenden: 5 bagazhe absurde në aeroport

15:38, 17/03/2019
A+ Aa A-

1. FUNDJAVË ME NJË TË VDEKUR.

Në vitin 2010, dy gra u ndaluan në aeroportin John Lennon të Liverpulit pasi stafi ngriti dyshime rreth të afërmit të tyre të përgjumur.

Të dy gratë ishin bashkëshortja dhe mbesa e C. J. Të cilat e çuan atë në aeroport në një karrocë me një taksi.

Kontrollet gjetën se ai kishte vdekur. Autoritetet arrestuan gratë, të cilat po përpiqeshin të shmangnin kostot e transportimit të trupit të tij pasi ai vdiq në spital.

Çuditërisht, nuk është rasti i parë i udhëtarëve që përpiqen të transportojnë një kufomë nga ajri.

Është një problem i përbashkët me të cilin ballafaqohet siguria e aeroportit në disa vende, kur të afërmit përpiqen të shmangin kostot e riatdhesimit.

2. 'AKUARIUM NË VALIXHE'

Imagjinoni habinë e oficerëve të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, kur sistemi i zbulimit të eksplozivëve kapi vëmendjen e tyre në bagazhin e një personi, i cili rezultoi se po udhëtonte me katër valixhe të forta të mbushura me ujë në të cilat notonin 240 peshq të varieteteve dhe madhësive të ndryshme.

Edhe sikur të ishte thjesht një fluturim i brendshëm dhe në SHBA nuk është e lejueshme që kafshët të transportohen në një mënyrë të tillë në kushte të tilla.

Udhëtari e justifikoi veten duke thënë se i kishte blerë peshqit në një dyqan për kafshë dhe po përpiqej t'i merrte në shtëpi.

Por nuk arriti t’i bindë autoritetet që e detyruan t’i kthejë ato.

Aeroportet më të çuditshëm në botë

3. GJARPËRINJ

Gjithashtu në SHBA, në Atlanta në vitin 2007, një fluturim u vonua pasi u zbulua se një udhëtar nga Koreja dëshironte të udhëtonte me një koleksion prej 30 gjarpërinjsh helmues.

Personi iu nënshtrua një pyetësori të gjatë, çka vonoi fluturimin. Sidoqoftë ai u lejua të merrte gjarpërinjtë në shtëpi pavarësisht se nuk zbuloni saktësisht atë që ai kishte ndërmend të bënte me krijesat e transportuara.

4. ‘KOPSHTI ZOOLOGJIK LËVIZËS’

Megjithatë, rekordi për përpjekjen më të guximshme për të transportuar kafshët shkon tek një 28-vjeçar i cili në vitin 2009, pasi u kthye në Afrikën e Jugut nga një udhëtim në Tajlandë, u gjet se mbante rreth 70 kafshë të gjalla në bagazhin e tij!

Siç raportoi gazeta Telegraph, lista përfshinte gjarpërinjtë, krokodilat, breshkat, merimangat, akrepat dhe bretkosat. Kafshët u zbuluan nga zyrtarët e habitur të kontrollit doganor dhe u dërguan në kopshtin zoologjik të Afrikës së Jugut për t'u kujdesur siç duhet.

Gjëja e çuditshme është se ky person as nuk e kuptonte rëndësinë e veprimit të tij dhe ishte disi i befasuar kur u dërgua në gjykatë dhe u akuzua për shkelje të ligjit për mjedisin.

Përpjekja e tij për kontrabandë nxiti reagime nga aktivistët e të drejtave të kafshëve. Kontrabanda e kafshëve është vërtet e madhe në Afrikë dhe ekziston një frikë e fortë se futja e kafshëve të huaja do të shkatërrojë ekuilibrin e përsosur mes faunës afrikane.

5. BAGAZHI I RËNDË 

Por lista e "gjërave absurde të kaluara nëpër dogana" nuk përbëhet vetëm nga kafshët.

Në 2012, The Economist tregoi përpjekjen e një pasagjeri që hipi në një aeroplan në Fort Lauderdale, Florida, me një plumb topi të mbajtur brenda bagazhit të tij.

Kjo çoi në evakuimin e zonës së bagazheve të të gjithë aeroportit.

Ky person në të vërtetë nuk kishte asnjë ide se përfaqësonte një kërcënim: ai kishte gjetur plumbin gjigant gjatë një zhytjeje në det dhe thjesht donte ta mbante atë si një kujtim të udhëtimit të tij.

Por, edhe pse plumbi ishte marrë nga një anije e fundosur e viteve 1700, besohej ende se mund të ishte funksional. 

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco