FOTO/ Shkencëtarët bëjnë zbulimin: Dikur njerëzit gjuanin këto kafshë gjigante

FOTO/ Shkencëtarët bëjnë zbulimin: Dikur njerëzit gjuanin këto kafshë gjigante

14:52, 17/03/2019
A+ Aa A-

Pothuajse 12,600 vjet më parë, gjatë epokës së Pleistocenit, një grup njerëzish gjuajtën dhe vranë një kafshë gjigante në Argjentinë, pastaj i lanë kockat e kafshës prapa, së bashku me thikën e tyre të therjes.

Kockat gjigante të kafshës mbetën atje, në një vend të quajtur ‘Campo Laborde’ në rajonin e Pampas, deri në vitin 2000, kur një fermer lokal i zbuloi ato.

Shkencëtarët kohët e fundit i ri-analizuan këto fosile me shpresën për të identifikuar më mirë se kur saktësisht ndodhi kjo ngjarje.

Kafsha që këta njerëz të lashtë hëngrën, emri shkencor i së cilës është ‘Megatherium americanum’, qëndronte në dy këmbë dhe ishte 3 metra e lartë si edhe peshonte më shumë se 4 tonë.

Gjetjet zbuluan gjithashtu se, në kundërshtim me atë që shkencëtarët mendonin më parë, gjigantët e Tokës u zhdukën gjatë fundit të Pleistocenit të vonë, rreth 12,000 vjet më parë.

Në atë kohë, deri në 90 për qind e të gjitha kafshëve të mëdha në të gjithë botën u zhdukën në çdo kontinent përveç Afrikës.

Studiuesit mendojnë se krijesat gjigante në Tokë arritën  të mbijetonin në këtë valë zhdukjeje, dhe se arsyeja e zhdukjes përfundimtare të tyre nuk ishte natyra. Këtë e vërtetojnë edhe zbulimet e fundit që janë bërë.

Në vend të kësaj, duket se ‘Homo sapiens’ mund të ketë qenë një nga arsyet kryesore që këto kafshë të mëdha janë zhdukur.

Pas gjetjes së eshtrave të kafshës gjigante në vitin 2000, arkeologët ekzaminuan fosilet dhe përcaktuan se ishin midis 9,700 dhe 6,750 vjeç, bazuar në të dhënat e karbonit.

Kjo do të thotë se periudha kohore mes ardhjes së njerëzve dhe zhdukjes së megamammals në këtë rajon të Amerikës së Jugut ishte vetëm 2.000 vjet.

Me fjalë të tjera, paraardhësit tanë arritën të shtynin këto lëkundje gjigante të tokës në zhdukje në vetëm dy mijëvjeçarë.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco