FOTO/ Më të ngjashëm nga sa mendonim, imazhet fantastike të Jupiterit dhe Tokës

FOTO/ Më të ngjashëm nga sa mendonim, imazhet fantastike të Jupiterit dhe Tokës

14:31, 17/03/2019
A+ Aa A-

Jupiteri është një gjigant masiv dhe i pajetë i mbuluar nga gazi atje në anën tjetër të rripit të asteroideve. Është një gjigant, që përmban 2.5 herë më shumë masë se të gjitha planetet e tjera të bëra bashkë.

Toka është një planet i vogël shkëmbor, pothuajse shumë e afërt me Diellin, ku jeta shfaqet e zhduket herë pas here si rezultat i fenomeneve të natyrës.

Krahasuar me Jupiterin, kjo është një botë e  vogël: Jupiteri është 317.8 herë më i madh se Tokëa.

Por pa marrë parasysh madhësinë e botës, ligjet e fizikës janë universale, dhe ngjashmëritë janë kudo.

Fotot nga anija Juno e NASA-s në Jupiter dhe Landsat-8, që rrethojnë Tokën, e bëjnë këtë shumë të qartë.

Qoftë në Jupiter apo në Tokë, lëvizjet e lëngjeve paraqesin të njëjtën gjë. Fotografia e Jupiterit tregon lëvizjen e reve në këtë planet.

Fotoja tokësore është e një lulëzimi të fitoplanktonit në Detin Baltik.

Qëkurse anija Juno e NASA arriti në Jupiter, ne kemi qenë duke shijuar imazhe të vazhdueshme dhe mahnitëse të atmosferës të gjigantit të gazit, të gjitha të kapura nga Juno Cam.

Shkencëtarët janë mjaft të sigurt se planeti ka tre shtresa të dallueshme të reve, dhe është ndërveprimi ndërmjet këtyre shtresave dhe rotacionit të planetit, që ndihmon në krijimin e atmosferës mahnitëse të planetit.

NASA ka ftuar të gjithë njerëzit e interesuar që të përdorin imazhet Juno Cam dhe t'i përpunojnë ato duke i kthyer në vepra arti dhe pastaj mund t'i ngarkojnë ato në galerinë Juno Cam për njerëzit që t’i shohin.

Marrë nga Sciencealert.com- Përgatiti F. H., SYRI.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco