Radhët e trafikut do të përgjysmoheshin nëse makinat nuk do të rrinin njëra pas tjetrës

Radhët e trafikut do të përgjysmoheshin nëse makinat nuk do të rrinin njëra pas tjetrës

12:42, 17/03/2019
A+ Aa A-

Rradhët në trafik do të binin në mënyrë drastike nëse shoferët nuk do të ndiqnin makinën para tyre: një hulumtim i MIT tregoi se nëse të gjitha automjetet do të mbanin të njëjtën distancë me njëra-tjetrën, do të arrinin destinacionin e tyre në gjysmën e kohës.

Rëndesat e trafikut dhe bllokimet e trafikut janë një fenomen emergjent në ditët e sotme: ato shfaqen pa një shkak të dukshëm. Faji është i të gjithëve po edhe i askujt.

Hulumtuesit në MIT, nga laboratori i Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale, kanë treguar përmes një simulimi  se do të ishte "e lehtë" për ta përgjysmuar atë.

Do të ishte e mjaftueshme që të mos prekësh makinat përpara, duke mbajtur të njëjtën distancë si me ato që janë prapa.

Profesori B. Horn e quan atë "kontroll dypalësh": do të bënte të mundur përfundimin e një udhëtimi në gjysmën e kohës aktuale (mesatarisht).

Problemi, siç theksohet nga vetë shkencëtarët, është në zakonet e njeriut, është e vështirë të ndryshohen, dhe mbi të gjitha në vështirësinë e perceptimit të kontributit të vet të nevojshëm ose të aftë për të bërë ndryshime.

Në të ardhmen, kompanitë e makinave ndoshta do të kenë sensorë të aftë për të kryer një kontroll automatik, për të nxitur shoferët të respektojnë kontrollin dypalësh.

Gjëja më e çuditshme është se ajo që njerëzit nuk mund të bëjnë është bërë në vend nga zogjtë, dhe për qindra vjet.

Për të planifikuar sjelljen e tyre, ata shikojnë përreth për të marrë parasysh pozicionin e gjithsecilit rreth tyre, dhe jo vetëm ata para tyre.

Image

Marrë nga: fattistrani.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco