VIDEO-FOTO/ Greta Thunberg është kandidatja më e vogël për çmimin Nobel

VIDEO-FOTO/ Greta Thunberg është kandidatja më e vogël për çmimin Nobel

09:52, 17/03/2019
A+ Aa A-

Vajza suedeze e cila u kthye në simbolin e Grevës për Klimën në Botë është propozuar për çmimin prestigjoz: ngrohja globale është një element i rëndësishëm i paqëndrueshmërisë sociale.

Greta Thunberg, është adoleshentja suedeze 16 vjeçare, e cila, me qëndrimet e saj para Parlamentit Suedez, filloi lëvizjen “#FridaysForFuture”, e cila dominoi në grevën botërore të klimës të zhvilluar të premten më 15 mars. Ajo u propozua për Çmimini Nobel për Paqen.

Aplikimi u paraqit nga Freddy André Øvstegård, një anëtar i Parlamentit të Norvegjisë dhe dy nga kolegët e partisë së tij.

Øvstegård nuk e njeh personalisht Gretën, por beson se ajo çka sapo filloi kjo 16 vjeçare është një revolucion i paqes, sepse ndryshimi i klimës tashmë është një nga faktorët kryesorë të paqëndrueshmërisë sociale, varfërisë, urisë, luftës dhe migrimit.

Ndërsa rriten temperaturat, "kapitali natyror" (burimet ushqimore, bimët) e vendeve të ndryshme zhvendosen gjithnjë dhe më tepër drejt poleve, duke ‘krijuar’ popullsi të varfra dhe duke zgjeruar gamën e pabarazisë shoqërore.

Ngrohja globale si një faktor i padrejtësisë që peshon mbi komunitetet është një element shumë herë i theksuar nga Greta.

Kandidatura erdhi në lidhje me Grevën Globale të Klimës për të Ardhmen, e cila mobilizoi nxënësit e 1,600 qyteteve në 100 vende të botës.

Nëse Greta Thunberg-ut u i jepet çmimi, ajo do të bëhet personi më i ri që ka fituar Çmimin Nobel pas Malala Yousafzai, e cila fitori Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2014 për angazhimin e saj në afirmimin e të drejtave civile dhe të drejtën për arsimimin e grave të reja pakistaneze.

Do të ishte edhe hera e dytë që një person vlerësohet për kontributin e vet në çështjet e klimës.

E para ishte Al Gore, fitues i Çmimit Nobel për Paqe në vitin 2007 së bashku me Panelin Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike, për përpjekjet për të përhapur dijen mbi ngrohjen globale.

Çmimet Nobel për vitin 2019 do të shpallet në tetor.

Greta Thunberg tha se ajo ishte "e nderuar dhe shumë mirënjohëse" për kandidaturën.

Duke parë profilin e tij në Twitter, mund të shihni fotografitë e studentëve që protestojnë për klimën në të gjithë botën.

    Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco