FOTO/ Quhen ‘planete vetmitarë’ po sa të tillë ka në hapësirë?

FOTO/ Quhen ‘planete vetmitarë’ po sa të tillë ka në hapësirë?

09:11, 17/03/2019
A+ Aa A-

Nga mijëra planete të zbuluara të cilat i përkasin një sistemi diellor, njëzet prej tyre duket se nuk i përkasin ndonjë ylli, por mund të jenë edhe me miliarda të tilla që ende nuk dihen.

Në dekadat e fundit kemi zbuluar pothuajse 4,000 eksoplanete: pak a shumë të mëdhenj dhe që orbitojnë rreth yjeve të largëta.

Sidoqoftë, ne e dimë se ekzistojnë edhe planete që ndodhen krejt të vetmuar në kozmos, dhe ato janë planetet ndëryjore: pak janë të njohur, sepse është e vështirë të zbulohen, por një studim i kohëve të fundit i bazuar në simulimet e kryera në një rajon të Cluster Trapezium (në Mjegullën e Orionit) duket se tregon se ka miliarda të tilla.

Për të gjetur një planet pa një yll mëmë nuk është e lehtë pasi ata nuk kanë shkëlqimin e planetëve të tjerë ndaj edhe nevojitet një metodë e caktuar për të bërë identifikimin e tyre.

Nëse një planet ndëryjor ka një bërthamë mjaft të ngrohtë, rrezatimi i zbehur që lëshon mund të shihet nga teleskopët me rreze infra të kuqe, siç ndodhi për PSO J318.5-22.

Gjithashtu ato mund të identifikohen, sepse me gravitetin e tyre, shtrembërojnë dritën e yjeve pas tyre, duke vepruar si një lente gravitacionale.

Hulumtuesit nga Observatori Leiden dhe institucionet e tjera holandeze simuluan evolucionin e përshpejtuar të 500 yjeve në Grupin Trapezoid, secili me një numër të caktuar planetesh (nga 4 në 6), për një interval kohor të simuluar me 11 milionë vjet.

Në fund, nga 2,522 planete të përfshira në llogaritje, 34 u përplasën me njëri-tjetrin, 74 u zhdukën nga ylli i tyre dhe 357 (16% e totalit) braktisën yllin mëmë.

Nga këta, 5 hynë në një orbitë rreth një ylli tjetër, të tjerët mbetën gravitacionalisht të lidhura me grupin, por shumica e tyre (282) e morën rrugën e tyre të pavarur përmes galaktikës.

Është e mundur që edhe nga Sistemi ynë Diellor mund të largohet ndonjë planet.

Merkuri dhe Hëna mund të na braktisin në të ardhmen; disa teori sugjerojnë se orbita e Uranit është kaq e përkulur për shkak të përplasjes me një planet ndëryjor, dhe ekziston mundësia që planeti i nëntë i supozuar është një eksoplanet vagabond i kapur nga graviteti i Diellit.

Duke mbledhur rezultatet e simulimit, me një vlerësim prej 100 miliardë planetesh në galaktikën tonë, ne mund të kemi të paktën 16 miliardë planetë që enden në Rrugën e Qumështit të lirë nga graviteti i një ylli, si plumba të shkrepura në errësirën e Hapësirës.

    Marrë nga Focus.it- Përgatiti F. H., SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco