Gjenerata e re e ‘Samsung’ është gjithçka ju duhet në jetën tuaj

Gjenerata e re e ‘Samsung’ është gjithçka ju duhet në jetën tuaj

22:53, 15/03/2019
A+ Aa A-

Më datën 7 mars të këtij muaji, “Samsung Shqipëri” prezantoi në një event ekskluziv për mediat dhe influencuesit, gjeneratën e re të telefonave dhe pajisjeve teknologjike. Mes gamës së produkteve nuk mungonte “Galaxy S10”, i cili këtë herë është totalisht ndryshe nga celularët e së njëjtës linjë të prezantuara më herët. Gjigandi i teknologjisë arriti të na surprizojë të gjithëve pasi ka kaluar çdo pritshmëri. Përveç linjës “Galaxy S10”, u prezantuan dhe tre aksesorët më të rinj, përkatësisht, “Galaxy Watch Active” (ora), “Galaxy Fit” dhe “Galaxy Buds wireless” (kufjet).

Image

Secila nga pajisjet ka të veçantat e saj dhe risitë teknologjike të ofruara do ua bëjnë jetën shumë më të lehtë. Tek Galaxy S10 kemi më në fund kamerën me lente ultra të gjera, të cilat kanë fushëpamje të njëjtë me syrin e njeriut. Eksperienca e të fotografuarit do të ndryshojë përgjithmonë me këtë gjeneratë të prezantuar nga “Samsung”. Gjithashtu nuk do të keni më probleme me baterinë siç rëndom ndodh me telefonat e një teknologjie të lartë. Më në fund do të keni mundësinë të karikoni telefonin pa qenë e nevojshme të jeni pranë një prize. ‘Wireless PowerShare’ e bën më të lehtë karikimin dhe është një risi e sjellë për herë të parë nga “Samsung”. Për të mos harruar edhe shpejtësinë 5G, e cila do jetë e aksesueshme vetëm nga konsumatorët e “Galaxy S10”.

Image

Sigurisht nuk mund të lihen pa përmendur edhe pajisjet “Galaxy Watch Active”, “Galaxy Fit” dhe “Galaxy Buds”. Të gjitha kanë funksione specifike që do t’ju ndihmojnë të kontrolloni shëndetin tuaj, por jo vetëm. Jeta juaj do të bëhet më e lehtë falë lehtësive teknologjike që “Samsung” ka prezantuar.

Image

Edhe njëherë tjetër, kompania gjigande na surprizoi. Më në fund teknologjia është vënë në shërbim të të gjitha nevojave që ka secili prej nesh dhe lehtësirat që premton përdorimi i secilës pajisje, do t’i kuptoni vetëm kur t’i prekni nga afër. Nuk ka rëndësi nëse jeni apo nuk jeni adhurues të teknologjisë, këto produkte do ju bëjnë të lumtur. Këto pajisje të mrekullueshme mund t’i gjeni në çdo pikë shitje të dyqaneve “Globe” në të gjithë Shqipërinë, sepse “Globe” është gjigandi i pajisjeve teknologjike që sjellë gjithmonë risitë më të fundit në treg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco