FOTO/ Pas një dekade heshtje 'rizgjohet' ylli magnetar

FOTO/ Pas një dekade heshtje 'rizgjohet' ylli magnetar

10:11, 15/03/2019
A+ Aa A-

Pas më shumë se një dekade pritjeje me shumë durim astronomët kanë parë se një nga yjet më të rralla të njohura për shkencën po zgjohet nga gjumi i tij, ka dhënë disa shenja për këtë gjë.

Quhet ‘XTE J1810-197’, dhe është pjesë e një grupi ekskluziv me yje të rrallë është një nga katër yjet më magnetikë që janë gjetur i cili lëshon valë radioje.

Të paktën kjo gjë ndodhi deri një dekadë më parë pra deri në momentin kur këto valë pushuan së transmetuari. Tani është ‘rizgjuar’ dhe astronomët kanë gati teleskopët për të monitoruar gjithçka.

Këto yje mund të gjenerojnë fusha magnetike që janë rreth 1 kuadrilion herë më të fuqishme se ato të Tokës.

Janë vërtet të rrallë. Aktualisht kemi 23 magnetarë, por XTE J1810-197 është diçka krejt tjetër.

Që nga 8 dhjetori i vitit të kaluar, hulumtuesit nga Universiteti i Mançesterit dhe Max-Planck Institut kanë monitoruar një rrymë të re emetimi radioje nga objekti më i pazakontë kozmik.

Janë dalluar valë të vogla të aktivitetit në një shkallë milisekondë që mund të shkaktohen nga dridhjet e vogla në koren e yllit.

Ajo që shkakton një magnetizëm të tillë të fuqishëm te këta yje është një mister.

Magnetarët shoqërohen me breshëri të çuditshme dhe të çrregullta të rrezatimit të rrezeve X që përsëriten në disa pjesë të qiellit.

Shpjegimi për këto shpërthime masive të rrezatimit të fuqishëm është korja e yllit e mbushur me natrium e cila shkakton efektin e ngjashëm me një tërmet.

Ndoshta të gjithë magnetarët prodhojnë valë radioje në mënyra të ngjashme dhe i shohim vetëm në pak? Ndoshta ka diçka të veçantë për XTE J1810-197 dhe tre magnetarët e tjerë që emetojnë valë në radio?

Tani që një nga ‘kafshët’ është përsëri zgjuar, mund të ketë akoma më shumë për të thënë për këtë çështje.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco