FOTO/ Monumentet prej guri dikur ishin ambiente festash, ja si janë vërtetuar

FOTO/ Monumentet prej guri dikur ishin ambiente festash, ja si janë vërtetuar

08:24, 15/03/2019
A+ Aa A-

Më shumë se 4000 vjet më parë, njerëzit ngritën qarqe monumentale prej guri ose druri në të gjithë Anglinë jugore.

“Monumenti prej guri” (Stonehenge ) është më e famshme, por shumë të tjera të ashtuquajtura "monumente guri" u ndërtuan gjithashtu midis viteve 2800 dhe 2400 Para K.

Puset e mëdha mbushur me mbetje kafshësh dhe kryesisht me eshtra derrash tregonin se aty pranë ishte mbajtur një festë e madhe po kush mblidhej në këto tubime? Dhe çfarë festohej në to?

Derrat tani kanë ndihmuar në zgjidhjen e këtij misteri. Hulumtuesit kanë studiuar eshtrat e 131 derrave nga katër vende në Anglia jugore, sidomos Durrington Ëalls, një hendek prej druri (foto) ndërtuar vetëm 3 kilometra nga Stonehenge dhe Marden Henge, më i madhi nga këto monumente që është zbuluar.

Kur derrat ishin gjallë, eshtrat e tyre thithën kimikate nga ushqimet dhe uji, duke ruajtur të dhëna unike të mjedisit dhe dietës së çdo derri.

Hulumtuesit nxorën raporte nga izotopet e pesë prej këtyre kimikateve: stroncium, oksigjen, squfur, karbon dhe azot.

Pothuajse asnjëri prej tyre nuk kishte të njëjtin izotop me tjetrin, raportoi ekipi në Advances Science.

Kjo sugjeron se ata u sollën në këto bunkerë prej guri nga shumë vende të ndryshme në vend që të ngriheshin në nivel lokal për festat.

Në fakt, nënshkrimet e tyre të izotopeve përputhen me mjediset në çdo cep të Anglisë, Skocisë, dhe madje edhe Irlandës.

Dhe kjo do të thotë që njerëzit që merrnin pjesë në festat  dhe që kontribonin me derrat e tyre me gjasë erdhën nga larg nga Uellsi perëndimor, Anglia verilindore dhe madje edhe Skocia.

Duket se këto bunkere kanë qenë pika të nxehta turistike për mijëvjeçarë.

    Marrë nga: sciencemag.orgfocus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco