NASA analizon materiale nga Hëna të mbledhura në vitin 1972

NASA analizon materiale nga Hëna të mbledhura në vitin 1972

11:35, 14/03/2019
A+ Aa A-

Gjysmë shekulli më parë, programi Apollo i NASA-s dërgoi një grusht njerëzish për të ecur nëpër Hënë, për të marrë disa foto dhe për të sjellë disa materiale nga Hëna.

Jo të gjitha këto materiale u përdorën për analiza, por NASA kishte arsye të mira për të mbajtur disa në akull.

Më vonë këtë vit, NASA do të zhbllokojë tre mostrat e mbetura të materialit hënor që janë ruajtur nën kushte të ftohta pasi që u mblodhën nga misionet Apollo 15, 16 dhe 17.

Një nga mostrat e mbledhura në vitin 1972 nga Apollo 17 përbëhet nga rreth 800 gramë të materialit sipërfaqësor të mbështjellë ende në tub metalik që përdoret për të tërhequr atë nga toka.

Materiale të tjera të Hënës janë mbajtur në ngrirje të thellë, ose të ruajtura në helium pasi ato u sollën rreth 50 vjet më parë.

Mbajtja e mostrave të tilla të rralla dhe të çmuara për kaq kohë mund të duket si një ngërç, por ka kuptim të përsosur nëse furnizimi duket të jetë i kufizuar për të ardhmen e parashikueshme.

"Kampionet e kthyera janë një investim në të ardhmen", thotë Lori Glaze, drejtor i Departamentit të Shkencave Planetare të NASA-s në Uashington, DC.

"Këto mostra janë ruajtur qëllimisht që të mund të përfitojmë nga teknologjia më e avancuar dhe e sofistikuar e sotme për t'iu përgjigjur pyetjeve që nuk i dinim".

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco