VIDEO/ Gjenet e modifiukara të bebeve alarmojnë shkencëtarët

VIDEO/ Gjenet e modifiukara të bebeve alarmojnë shkencëtarët

10:39, 14/03/2019
A+ Aa A-

Shkencëtarë nga shtatë kombe të mërkurën kërkuan një moratorium mbi eksperimentet e modifikimit të gjeneve të dizajnuara për të ndryshuar tiparet trashëguese në foshnja.

Ky është alarmi më i fundit i studiuesve të cilët kanë qenë të frikësuar dhe të shqetësuar nga teknika e fuqishme gjenetike e njohur si CRISPR, e cila potencialisht mund të parandalojë sëmundjet kongjenitale, por gjithashtu mund të çojë në ndryshime të përhershme në speciet njerëzore dhe të krijojë (sado absurde të duket) një treg ku do të ketë ‘foshnja të projektuara’.

Kjo u realizua nga një studiues kinez i cili ndryshoi embrionet të duke  dhe rezultatet ishin impresionuese sepse arritën të vijnë në jetë dy foshnja binjake.

Hulumtuesi kinez He Jiankui tha se eksperimenti i tij kishte për qëllim të ndryshonte një gjen për t'i bërë fëmijët rezistentë ndaj infeksionit me HIV.

Ai tha se e dinte se do të merrte kritika, por e mbrojti atë si një formë etike të terapisë gjenetike dhe jo diçka të ngjashme me ndryshimet gjenetike kozmetike.

Por komuniteti shkencor ishte indinjuar, duke dënuar veprimet e tij si "eksperimentim njerëzor i dëmshëm".

Përveç thirrjes për një moratorium, autorët argumentojnë për krijimin e një organi qeverisës ndërkombëtar që do të mbikëqyrë zbatimin e teknologjisë.

Marrë nga: sciencealert.com Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco