Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Google, merr masa për ndalimin e 2,3 miliardë njoftimeve

Google, merr masa për ndalimin e 2,3 miliardë njoftimeve

10:16, 14/03/2019
A+ Aa A-

Në 2018, Google bllokoi 2.3 miliardë reklama mashtruese ose të rrezikshme, mbi 6 milionë të tilla në ditë. Afërsisht 207,000 ishin njoftime për rishitjen e biletave, mbi 531,000 për kreditë me garanci dhe rreth 58.8 milionë të lidhura me aktivitetet e vjedhjes së informacioneve personale.

Kompania e bën të njohur këtë publikim në raportin periodik "Trust and Safety Ads".

"Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar në luftimin e disinformatave dhe siteve me cilësi të ulët", shpjegon Scott Spencer, drejtor i reklamave të Google.

Në raport, Google gjithashtu shpjegon se ka hedhur poshtë një operacion të madh të mashtrimit të reklamave në bashkëpunim me FBI dhe kompaninë kibernetike ‘Ëhite Ops’.

Me emrin e në kod '3ve', operacioni përdorte taktika të sofistikuara për të shfrytëzuar qendrat e të dhënave, PC-të e infektuara, domeinet mashtruese dhe faqet e rreme.

Në total, ajo prodhoi më shumë se 10,000 fusha të falsifikuara dhe krijoi mbi 3 miliardë kërkesa për reklama në ditë. Tetë njerëz u raportuan për krime që përfshinin vjedhje të rënda identiteti dhe pastrim parash.

Marrë nga: ansa.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco