FOTO-VIDEO/ Shkencëtarët zbulojnë si lëvizin qelizat

FOTO-VIDEO/ Shkencëtarët zbulojnë si lëvizin qelizat

09:51, 14/03/2019
A+ Aa A-

Trupi i njeriut duket i fortë por qelizat në të janë përherë në lëvizje. Shkencëtarët tani kanë parë se qelizat 'hidhen’ duke përdorur presionin në indet fijore dhe zhvendosen përpara deri në pesë herë më shpejt se sa mund të kemi parë deri më sot.

Ndërsa studiuesit mendojnë se ky migrim i shpejtë mund të luajë një rol në përhapjen e kancerit përmes trupit, ai gjithashtu mund të përdoret për të na ndihmuar të dërgojmë qeliza të shëndetshme në pjesët e trupit që nevojiten më së shumti.

Për të kapur qelizat e shpejta në tranzit, shkencëtarët krijuan skela artificiale 3D që modelonin indin stromal, llojin e indit lidhës që rrethonte organet në trupin e njeriut.

Ky ind mund të ndihmojë ose të pengojë përhapjen e sëmundjeve si kanceri.

"Ajo që ishte edhe më e habitshme ishte marrja e këtij moduli migrimi në lloje të shumëfishtë qelizash dhe gjetja e shpejtësisë së tyre ishte shumë më shpejt se sa format tradicionale të migrimit të qelizave".

"Ne kemi gjetur se qelizat mund të lëvizin në këtë mënyrë shumë të dallueshme që rezulton në një migrim efektiv shumë më shpejt se çdo gjë që është raportuar më parë," thotë, Brendon Baker nga Universiteti i Miçiganit.

Ka lloje të ndryshme të migrimit të qelizave, por ne nuk e kemi parë këtë më parë. Teksa përmirësohen teknikat e imazhit, ne po fillojmë të kuptojmë më mirë se si qelizat janë në gjendje të bëjnë rrugën e tyre përmes trupit, dhe shumë zbulime të ngjashme mund të jenë në rrugë të drejtë.

    Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco