Ngrohja globale dhe pasojat që shkakton ajo ka tek bletët

Ngrohja globale dhe pasojat që shkakton ajo ka tek bletët

14:45, 13/03/2019
A+ Aa A-

Ndryshe nga fluturat, të cilat në përgjigje të ndryshimit të klimës migrojnë në pole, bletët, përpiqen të përshtaten me kushtet e vendosura nga habitatet e reja.

Rezultati është një "shkurtim" i vargut të tyre prej rreth 300 km, në Evropë dhe Amerikën e Veriut: ndërsa kufiri territorial në jug shkon lart, drejt territoreve më pak të nxehtë, veriu mbetet aty ku është dhe territori i bletëve kontraktohet.

Temperaturat në rritje çojnë në lulëzime të hershme, me rezultat që lulet të krijojnë polen dhe nektar kur bletët nuk janë ende gati për të marrë atë.

Një zhvendosje faze prej disa ditësh mjafton që të ndikojë negativisht në shëndetin e bletëve: kompromenton kapacitetin e tyre riprodhues, i bën ato më pak aktive dhe më të prekshme ndaj dëmtuesve.

Ngrohja globale lehtëson përhapjen e parazitëve që sulmojnë bletët dhe i dëmtojnë ato por edhe habitatin tyre.

Marrë nga: focus.it- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco