VIDEO-FOTO/ Shkencëtarët kanë ‘ringjallur’ qelizat e një mamuthi 28.000 vjeçar

VIDEO-FOTO/ Shkencëtarët kanë ‘ringjallur’ qelizat e një mamuthi 28.000 vjeçar

10:34, 13/03/2019
A+ Aa A-

Emri i saj është Yuka: një vigan i lashtë që ka jetuar rreth 28.000 vjet më parë, para se të bëhej mumifikohej në tokar e pa shkelura të Siberisë veriore.

Por tani është zbuluar se ky ‘varr’ prej akulli nuk është ai që i jep fund historisë së Yukas.

Mbetjet e ruajtura mirë të mamuthit u zbuluan në vitin 2010 dhe shkencëtarët në Japoni tani kanë rizgjuar gjurmët e aktivitetit biologjik në këtë kafshë të zhdukur gjatë - duke futur bërthamën e qelizës së Yukës në qelizat vezë të minjve.

"Kjo tregon se, pavarësisht viteve që kanë kaluar, aktiviteti i qelizave mund të rizgjohet dhe pjesët e tij mund të rikrijohen", tha për AFP inxhinieri gjenetik Kei Miyamoto nga Universiteti Kindai.

Në eksperimentin e tyre, kërkuesit nxorën palcën e kockave dhe indet e muskujve nga mbetjet e Yukës dhe futën strukturat më pak të dëmtuara si ato të bërthamës, të cilat mund të rigjenerohen në oocitet e gjalla të miut në laborator.

Gjithsej, 88 nga këto struktura të bërthamës u mblodhën nga 273.5 miligramë të indit të mamuthit dhe një herë disa prej këtyre bërthamave u injektuan në qeliza vezë.

Një numër i qelizave të modifikuara shfaqën shenja të aktivitetit qelizor që i paraprin ndarjes qelizore.

"Në oocitet e rindërtuara, bërthamat e viganëve shfaqën shenja të gjallërimit, duke formuar pjesërisht bërthamën e tyre", shpjegojnë autorët e studimit.

"Megjithatë, aktivizimi i plotë i bërthamave për copëzim nuk u konfirmua".

Gjithsesi mbetet fakt dhe është një zbulim madhor ai se "bërthamat e qelizave janë, të paktën pjesërisht, të qëndrueshme edhe gjatë një periudhe 28,000 vjeçare", thonë studiuesit.

Duke e quajtur arritjen një "hap të rëndësishëm për ‘rikthimin’ nga vdekja të mamuthëve", Miyamoto pranon se megjithatë është një rrugë e gjatë për të shkuar përpara se bota duhet të presë para se të arrijë më në fund të shikojë një ringjallje si nëpër filma  të kësaj specie të zhdukur për një kohë të gjatë.

    Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco