FOTO/ Studiuesit bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm për viruset, ja si përhapen në trup

FOTO/ Studiuesit bëjnë zbulimin e jashtëzakonshëm për viruset, ja si përhapen në trup

10:19, 13/03/2019
A+ Aa A-

Është mëse e qartë se asnjë ndërtues nuk do të dëshironte të udhëtonte anembanë qytetit për të mbledhur materiale që më pas do i nevojiteshin për ndërtimin e një objekti - teorikisht, mikrobet nuk janë shumë larg këtij koncepti.

Një ekip hulumtuesish nga Universiteti Montpellier në Francë kohët e fundit zhvilloi një eksperiment për një grup virusesh me gjenome të përbërë nga më shumë se një seksion të veçantë.

Ajo çfarë studiuesit zbuluan hodhi poshtë teoritë e deri atëhershme mbi mënyrën e riprodhimit të viruseve.

Për të kuptuar përse ky zbulim ngjalli aq shumë habi, së pari duhet të mbështetemi pak tek bazat e ndërtimit të virusit. Një virus tipik është i përbërë nga acid nukleik i cili ndodhet në trupin e virusit që i ngjan një ene të izoluar.

Pasi kalon brenda një qelize të gjallë, sekuenca e acidit nukleik ose futet në ADN-në e vetë mbajtësit ose përdoret për të detyruar molekulat në qeliza që të krijojnë kopje të reja të virusit.

Pothuajse të gjitha viruset kodojnë skemat e tyre gjenetike përgjatë acidit nukleik.

Por disa viruse me ADN të përshkruara si 'multiparts' e përhapin kodin nëpër segmente të shumëfishta, secili i transmetuar në një kuti të veçantë proteinash.

Është sikur të shtypni një manual përdorimi në faqe që gjeni bosh dhe pastaj të detyroheni të prisni derisa një shërbim postar të sjellë udhëzimet e plota.

Sigurisht, disa njerëz mund të jenë me fat që të marrin setine plotë, por vështirë se është një model i mirë biznesi.

Pra, duket se duke marrë udhëzimet gjenetike në këtë mënyrë, viruset me shumë pjesë duket se do të riprodhohen mes tyre në rrugën e vështirë.

Kjo bën pyetje përse një metodë kaq e çuditshme riprodhimi vazhdon.

Por ne nuk mund t'i hedhim poshtë ato - një shumëllojshmëri e këtyre patogjeneve serioze infektojnë bimë dhe kërpudha.

Vetëm pak vite më parë, njëri u gjet si shkaktar për infektimin e kafshëve për herë të parë.

"Shanset e një virusi ‘multiparts’ që humbin një segment të gjenomit kryesor të tyre gjatë transmetimit vlerësohen të jenë të larta, aftësia e tij për të shkaktuar me sukses një infeksion ka qenë një mister i gjatë", thotë patologu Anne Sicard.

Për të gmarrë më tepër informacione rreth mënyrës së riprodhimit të këtyre viruseve, ekipi përdori një virus nekrotik faba bean (FBNSV), një patogjen i bizeles dhe fasules i cili përbëhet nga tetë paketa kromozomale virale.

Sondat fluoreshente u përdorën më pas për të gjetur pikat e shpërndarjes përfundimtare të seksioneve të veçanta të gjenomit brenda bimëve të infektuara të faba bean.

Duke përdorur ngjyra të ndryshme të hetimit dhe testimit për kombinime të segmenteve të ndara, ekipi ishte në gjendje të verifikonte se ishte jashtëzakonisht e pamundur që një plotësues i segmenteve gjenetike të përfundonte rastësisht brenda çdo qelize.

Megjithatë, nuk duket se kjo po pengon që segmentet të kopjohen.

Kjo ishte e vërtetë edhe për segmente që nuk ishin pjesë përbërëse e funksioneve më themelore të virusit, të tilla si replikimi, dhe lëvizja brenda mbajtësit.

"Së bashku, ne kemi treguar se segmente të dallueshme të gjenomit të një virusi nuk janë domosdoshmërisht së bashku brenda qelizave të veçanta të bujtësit dhe se akumulimi i një segmenti të gjenomit në një qelizë është tërësisht i pavarur nga akumulimi i të tjerëve", thotë virolog Stéphane Blanc.

Implikimet e gjetjes sugjerojnë se produktet e një serie udhëzimesh gjenetike mund të kenë ndikime të gjera, duke ndihmuar në aktivizimin e segmenteve në qeliza të tjera.

Hulumtuesit gjetën dëshmi për këtë hipotezë kur ata kërkuan molekulën e koduar nga segmenti i gjenomit përgjegjës për riprodhimin.

Ndërsa më pak se gjysma e qelizave të bimës përmbanin kopje të këtij segmenti riprodhimi, gati 85 përqind e qelizave të saj përmbanin produktin e saj.

Çuditërisht, i gjithë ky proces i ngjan më shumë funksionimit të një organizmi shumëqelizor, me qeliza të ndara që detyrohen të marrin detyra të individualizuara në ndërtimin e një virusi të vetëm.

"Është e mundshme që kjo "mënyrë shumëqelizore"e jetës mund të miratohet në sistemet e shumta virale dhe të hapë një horizont tërësisht të ri kërkimor në virologji", thotë Blanc.

Image

 

Image

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco