VIDEO/ Këta krimba kanë aftësi mbinatyrore, mund të rigjenerojnë plotësisht kokën e tyre

VIDEO/ Këta krimba kanë aftësi mbinatyrore, mund të rigjenerojnë plotësisht kokën e tyre

09:15, 13/03/2019
A+ Aa A-

Me sa njohuri ka për superfuqitë kjo me siguri është ndër më të pa dëgjuarat deri më sot. Të kesh aftësinë të rigjenerosh kokën tënde. Dhe studiuesit zbuluan katër lloje të reja të krimbave që kanë një aftësi mahnitëse për të rigjeneruar kokën e tyre.

Jo vetëm këtë, por studimi i ri zbulon se kjo aftësi u zhvillua mjaft kohët e fundit dhe ndoshta e në speciet e tjera - dhe kjo njohuri mund të jetë vendimtare në krijimin e një opinioni se ku e ka gjenezën një fenomen i rrallë si ky.

Shkencëtarët kishin supozuar më parë se aftësia për të rigjeneruar pjesët e trupit është një tipar i lashtë që disa lloje speciesh e kanë humbur dhe disa lloje të tjera e kanë ruajtur si aftësi për mijëra vite.

Tani duket se kjo ide e cila ka qëndruar për një kohë të gjatë e pa tjetërsuar ka nevojë të rishikohet.

"Kjo do të thotë se kur krahasojmë grupet e kafshëve nuk mund të supozojmë se ngjashmëritë në aftësinë e tyre për rigjenerimin janë të lashta dhe pasqyrojnë paraardhësin e përbashkët të tyre me siguri", thotë një nga studiuesit, Alexandra Bely nga Universiteti i Maryland.

"Duhet të jemi më të kujdesshëm kur krahasojmë gjurmët e rigjenerimit nëpër grupe të ndryshme të kafshëve".

Shumë kafshë kanë një farë aftësie rigjeneruese - madje edhe njerëzit, në mënyrën se si shërohet lëkura pas një lëndimi - por krijesa të caktuara janë shumë më të afta në këtë se të tjerat.

Për shembull, merimangat mund të rritin këmbë të reja, dhe një lloj i krimbave të shiritit mund të rigjenerojë pothuajse të gjithë trupin e saj.

Për qëllimet e këtij studimi, studiuesit morën 22 lloje të krimbave të shiritit përgjatë brigjeve të SHBA-ve, Argjentinës, Spanjës dhe Zelandës së Re në vitet 2012-2014, duke shtuar të dhëna për 13 specie të tjera nga studimet e mëparshme.

Ata përdorën biseksionin për të testuar aftësinë e krimbave për t’u rigjeneruar.

Tetë lloje u zbulua se kishin aftësinë për të rigjeneruar edhe kokat e tyre madje disa prej tyre rigjeneroheshin tërësisht.

Duke pasur parasysh reputacionin e krimbave shirit si më të aftët në rigjenerim - është e habitshme që vetëm tetë lloje prej tyre mund të rigjeneronin në tërësi trurin dhe kokën.

Për më tepër, duket se secila specie e mori këtë superfuqi në mënyrë të pavarur diku përgjatë rrugës: tipari nuk iu kalua brezave nga një paraardhës i përbashkët.

"Paraardhësi i këtij grupi të krimbave është zbuluar se nuk ka qenë në gjendje të rigjenerojë një kokë, por katër grupe të ndara më pas kanë evoluar aftësinë për ta bërë këtë", thotë Bely.

"Mendohet se një nga këto krimba e ka shfaqur këtë aftësi për herë të parë 10 deri në 15 milionë vjet më parë".

Nëse do të kuptojmë më shumë për rigjenerimin dhe se si ne mund ta përshtatim atë për qëllime si transplantet e organeve, këto gjetje të reja janë të dhëna të rëndësishme.

Mund të jetë koha për të marrë një vështrim në atë se si janë evoluar aftësitë rigjeneruese dhe se si dallohen në mes të llojeve të kafshëve të ndryshme .

"Këto lloje që kohët e fundit kanë mundur të bëjnë rigjenerimin e kokës së tyre do të bëhen modele të shkëlqyera për të studiuar shfaqjen e aftësive të reja rigjeneruese në kafshën", thotë Bely.

Ndryshimet që kanë pësuar prceset molekulare mund të jenë ndihmë për të kuptuat se si arrihet rigjenerimi i trurit dhe kokës në tërësi te këta krimba.

Marrë nga: neurosciencenews.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco