VIDEO/ NASA ka arritur të kthejë në muzikë një imazh nga hapësira dhe tingujt janë ngjethës

VIDEO/ NASA ka arritur të kthejë në muzikë një imazh nga hapësira dhe tingujt janë ngjethës

08:27, 13/03/2019
A+ Aa A-

Universi është një vend i mrekullueshëm, me një numër të madh planetësh të cilat mbeten ende për tu eksploruar, bashkë me misteret e pazgjidhura.

Por ama një diçka që universi e ka me siguri është kjo: Universi nuk ka zë, nuk lëshon tinguj.

Pa molekulat e ajrit të Tokës të cilat shërbejnë posaçërisht për dëgjimin e tingujve dhe duke mos qenë këto molekula prezente në Hapësirë me siguri që e vetmja gjë që do të dëgjonim atje do të ishte një heshtje e thellë.

Për fat të mirë, kjo nuk e ka ndalur NASA-n nga zbulimi i një mënyre për të prodhuar tingujt  e munguar të Hapësirës - duke i dhënë tigull një imazhi të marrë nga Teleskopi Hapësinor ‘Hubble’.

Kjo është metoda më e re e praktikuar nga Hubble, imazhe të cilat kthehen në muzikë.

Imazhi i përdorur nga NASA për këtë projekt është marrë nga kamera e avancuar e Hubble për Sondazhe.

Djemtë që punojnë me Hubble e quajnë imazhin një “thesar të galaktikave” për shkak të numrit të galaktikave të shpërndara nëpër të.

"Çdo grimcë e dukshme e një galaktike është shtëpia e yjeve të panumërta," shpjegon NASA për imazhin.

"Disa yje më afër shkëlqejnë në plan të parë, ndërkohë që një grumbull masiv i galaktikës gjendet në qendër të imazhit, një koleksion i madh ndoshta i mijëra galaktikave, të gjitha të mbajtura së bashku nga forca e pamëshirshme e gravitetit".

Por, aq i bukur sa është, ky imazh tani ka kaluar në një nivel tjetër duke u kthyer në tinguj muzikorë mahnitës.

Ekipi që krijoi imazhin me tinguj shpjegon se vendet dhe elementët e ndryshëm të imazhit prodhojnë tinguj të ndryshëm.

Yjet dhe galaktikat kompakte përfaqësohen nga tinguj të shkurtër dhe të qartë, ndërsa galaktikat spirale lëshojnë tinguj më komplekse dhe më të gjata.

"Koha rrjedh në të djathtë dhe frekuenca e zërit ndryshon nga poshtë lart, duke filluar nga 30 deri në 1.000 hertz", shpjegon NASA në komentet që shoqërojnë videon.

"Objekte afër fundit të imazhit prodhojnë tinguj më të ulët, ndërsa ato në pjesën e sipërme të fotos prodhojnë tinguj më të lartë".

Edhe pse kjo mund të tingëllojë pak e frikshme në fillim, 'tingujt' e kësaj figure krijojnë një melodi mjaft të bukur, sidomos afër mesit, kur tingujt arrijnë një grumbull galaktikash të quajtura RXC J0142.9 + 4438.

"Dendësia më e madhe e galaktikave në afërsi të qendrës së imazhit," shpjegon ekipi, "rezulton me një valë të toneve të mesit në gjysmë të rrugës përmes videos".

Pra ja kemi arritur të kemi edhe një mënyrë të re shumë speciale për të shijuar Universin dhe gjithçka na ofron.

Marrë nga: sciencealert.com- Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco