Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

FOTO/ Del rënditja e 2019/ Ja ku rënditet ushtria e Shqipërisë në krahasim me Serbinë

FOTO/ Del rënditja e 2019/ Ja ku rënditet ushtria e Shqipërisë në krahasim me Serbinë

16:53, 12/03/2019
A+ Aa A-

Shqipëria është vendi i 9-të sa i përket fuqisë më të dobët ushtarake në Europë, thotë indeksi më i fundit global i fuqisë ushtarake.

Sipas klasifikimit më të ri të vitit 2019, Shqipëria është vendi i 92-të në botë ndër 137 shtete të ndryshme të globit.

Indeksi tregon se Shqipëria ka bërë hapa prapa në krahasim me vitin e kaluar, kur renditej në vendin e 86-të në botë.

Sipas Globalfirepower, sa i përket rajonit, Shqipëria në këtë renditje lë pas Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, si dhe Bosnje Hercegovinën. Indeksi i përgjithshëm përllogaritet mbi bazën e 64 nën-indikatorëve, që nga ata tërësisht ushtarakë e deri te indikatorët ekonomikë, raporton Syri.net.

Sa i përket vendeve anëtare të NATO-s, nga 27 vende anëtare Shqipëria renditet duke lënë pas vetëm Letoni, Estoninë dhe Malin e Zi, anëtarin më të ri të Aleancës Veri-Atlantike.

Në disa nga nën-indikatorët ushtarakë Shqipëria performon mjaft mirë, duke u renditur edhe e 21-ta në botë, në rastin e artilerisë lëvizëse, më mirë se vende si Brazili, Japonia, Greqia, Serbia, apo edhe Izraeli, sa për të përmendur disa.

Në një tjetër aspekt, atë të shpenzimeve buxhetore për mbrojtjen, ushtria jonë renditet e 111-ta në botë ndër 137 ekonomi.

Sa i përket personelit ushtarak aktiv, me vetëm 10 mijë të tillë, Shqipëria renditet e 118-ta në botë.

Ktahasuar me Srbinë, që teorikisht është kundërshtari numër një i Shqipërisë, forcat tona të armatosura rënditen më pas në pothuajse të gjitha kriteret që përllogarit Global Fire Power.

Sa i përket ushtrive më të forta në botë, SHBA rënditet e para dhe pas saj vijnë Rusia, Kina, India, Franca, Japonia, Koreja e Jugut, Mbretëria e Bashkuar, Turqia, ndërsa TOP 10 e mbyll Gjermania.

Të gjitha të dhënat për Shqipërinë, sipas Global Fire Power:

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Edi12/03/2019 22:02

    Te gjitha keto hapa prapa nuk i ka bere Shqiperia por qeveria e rrempallave , kriminelve, hajdutve, me ne krye Ed ramen, dhe per sa kohe qe ne Shqipetaret, do leme te na qeverisin akoma keta kurva, Shqiperia do vazhdoje te beje hapa pas pa fund. Nuk duhet te presim nga nderkombetaret por te cohemi e ti shporrim sa me pare qeverine e Ed rrempalles.

    Gramoz12/03/2019 19:07

    Me nje fjale ne ja hame mune 110 vendeve, dhe na i hane mune 26 vende sigurisht me popullsi sa ajo e Malit te Zi, por ama nje gje eshte e sigurte qe me ushtrine dhe policine qe kemi, ja marrim shpirtin popullit me te varfer ne Europe.

    Shto koment

    Denonco