Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Aplikacionet dhe rrjetet sociale, si përdoren ato për shpërndarjen e drogës?

Aplikacionet dhe rrjetet sociale, si përdoren ato për shpërndarjen e drogës?

15:39, 12/03/2019
A+ Aa A-

Duket se tregu i drogës është zhvendosur më shumë "në dritën e diellit", duke ardhur kështu edhe më shumë në vëmendjen e gjerë.

Për të treguar këtë skenar është kryer një hulumtim paralelisht nga disa universitete angleze (Universiteti i Londrës, Universiteti i Liverpoolit) dhe nga disa Universite Australiane (Universiteti i Griffith, Universiteti i New South Wales, Universiteti Curtin, Instituti Burnet) në një panel të monitoruar prej 358 të varur-ish nga droga të cilët kanë përdorur aplikacione të ndryshme për të blerë substancat e zakonshme, ose kanë deklaruar se janë në favor të përdorimit të tyre.

Studimi, i publikuar në fund të vitit 2018, tregon se shpërndarësit (shitësit me pakicë) janë gjithnjë e më të pranishëm në dhomat e chat-eve dhe në rrjetet sociale më të njohura.

"Trendi më i fundit është përdorimi i mediave sociale dhe aplikacioneve të koduara të mesazheve, të tilla si Instagram, Snapchat, WhatsApp dhe Wickr, për të ofruar dhe për të futur drogëra të paligjshme".

Instagram përdoret shpesh si një treg, ku mund të gjeni një shitës me pakicë duke kërkuar blerës online.

Por kur vjen puna për të rënë dakord, raportet e studimit, bëjnë të ditur se është më e zakonshme "të kalohet në një aplikacion të koduar të mesazheve, si Ëickr ose ËhatsApp, për të krijuar një pikë takimi fizik".

Tiparet e integruara të sigurisë së aplikacioneve mund të bëjnë dallimin në mënyrën se si përdoret një aplikacion për këtë qëllim: "Snapchat, për shembull, ofron një platformë për të lidhur blerësin dhe shitësit me mundësinë e shkëmbimit të mesazheve me eliminimin automatik".

Image

Marrë nga: focus.it - Përgatiti F.H, SYRI.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco