VIDEO-FOTO/ Një lloj i ri i balenave orka është zbuluar nga studiuesit

VIDEO-FOTO/ Një lloj i ri i balenave orka është zbuluar nga studiuesit

12:48, 12/03/2019
A+ Aa A-

‘Në fund’ të botës, në disa prej deteve më të ashpra, jetojnë balenat misterioze vrasëse që duken shumë ndryshe nga orkat e tjera.

Tani, për herë të parë, shkencëtarët kanë gjetur dhe studiuar këto kafshë pikërisht në habitatin e tyre, në botën nënujore.

“Orkët e studiuara ka ‘shumë të ngjarë’ të jenë një specie e re”, thotë Robert Pitman, një studiues me Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike.

Ekipi shkencor bëri zbulimin në janar rreth 60 milje larg bregut të Cape Horn, Kili, në majë të Amerikës së Jugut, një rajonin me "motin më të keq në botë".

Këto orka, të cilave u referohemi si balena vrasëse të tipit D, njiheshin më parë nga fotografitë amatore dhe përshkrimet e peshkatarëve por asnjëherë nuk u gjetën në gjendjen e tyre natyrore nga ekspertët.

Ndryshe nga llojet e tjera të njohura të orkave, këto kanë një kokë më të rrumbullakosur, shpinë më të hollë, dhe një pjesë shumë të vogël të syve të bardhë.

Ato janë gjithashtu disa metra më të shkurtra në gjatësi.

Ekipi, i cili u nis me anijen ‘Australis’, hipi në një zonë ku peshkatarët i kishin vëzhguar kohët e fundit kafshët dhe hodhën spirancën për më shumë se një javë. Së fundi, një grumbull me rreth 25 balena vrasëse iu afrua anijes.

Shkencëtarët filmuan grabitqarët nën ujë dhe madje edhe kur ato shfaqeshin sipër herë pas here dhe morën një copëz të vogël lëkure prej njërës për ta analizuar më pas. Ky proces u realizua tërësisht në një mënyrë të padëmshme duke mos e cenuar aspak kafshën.

Momenti kur do të analizohet ky mostër do të jetë edhe vendimtar pasi do të përcaktojë nëse bëhet fjalë për një lloj të ri apo nëse është një lloj i cili ka ekzistuar edhe më herët.

Orkat u mblodhën rreth anijes për disa orë duke qenë se u bënë kurioze për njerëzit dhe vetë anijen.

Pitman sugjeron se një emër i mirë i përbashkët për orkat do të ishte balena vrasëse e subantarktikut. Ky është përshkrimi i duhur për habitatin e tyre, në ujërat detare pranë Antarktidës.

Studiuesit gjithashtu shprehen se për ta ngjall jo pak interes fakti kur një krijesë në madhësinë e këtyre orkave tenton të fshihet.

    Marrë nga Nationalgeographic.com-Përgatiti: F. H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco