FOTO/ Ja si e ndihmojnë biodiversitetin macet e egra

FOTO/ Ja si e ndihmojnë biodiversitetin macet e egra

11:33, 12/03/2019
A+ Aa A-

Kur një puma merr poshtë një dre të fuqishëm e kuptojmë se është fundi i kësaj kafshe gjigante.

Megjithëse këto mace gjigante peshojnë më shumë se 45 kilogramë përsëri nuk janë në gjendje të konsumojnë plotësisht një kafshë e cila peshon 317 kilogramë.

Dhe ajo që mbetet shërben si një oaz i vërtetë ushqimi për organizma të cilat ushqehen vetëm me mish të kalbur thuhet në një studim të ri.

Në vitin 2016 në ekosistemin jugor Greater Yelloëstone, shkencëtarët përdorën një kurth shumë efikas i cili shërbeu për të mbledhur gjithë organizmat të cilat ushqeheshin me mishin e mbetur të 18 kafshëve të vrara në pyll nga pumat.

Sapo përcaktuan llojin e insekteve të mbledhura shkencëtarët vendosën të bëjnë një kontroll për llojin e tyre në kafshë të ngordhura të gjetura 63 hapa më tutje.

Rezultatet ishin të habitshme.

Në tërësi, ekipi mblodhi mbi 20,000 brumbuj nga vendet ku gjendeshin trupa të vrarë kafshësh kundrejt pak më shumë se 4,000 brumbuj nga zonat ku nuk kishte trupa të ngordhur.

Më shumë se gjysma e tyre u identifikuan në veri të vendit, megjithëse studiuesit numëruan 215 lloje të brumbujve nga gjithsej tetë familje.

"Me të vërtetë flitet për kompleksitetin e asaj që po ndodh në këto vende," thotë bashkëautori i studimit Mark Elbroch, drejtor për grupin e ruajtjes ‘Pantera’.

"Ne gjetëm gjithë këto lloje që as nuk e dinim se ekzistonin", thotë Elbroç, i cili është gjithashtu një eksplorues.

Një ‘shtëpi’ prej mishi të kalbur

Pjesa më e madhe e kërkimeve mbi plagët e shkaktuara nga Pumat; janë përqëndruar në një studim të mëparshëm nga Elbroch i cili zbuloi se 39 lloje zogjsh dhe gjitarësh gjithashtu ‘vizitojnë’ vendet ku kanë ngordhur këto kafshë, duke përfshirë arinjtë e zinj, minjtë e dhe drerët.

Këtë herë, shkencëtarët zgjodhën të targetonin brumbujt të cilat janë të lehta për të kapur dhe për të identifikuar për të marrë një ide se çfarë po ndodh.

Shkencëtarët zbuluan brumbujt e analizuar i takonin familjes Curculionidae, të cilat kryesisht konsiderohen si bimë-ngrënësit.

Mund të ndodhë që këta vegjetarianë të gërmojnë vetëm në atë çfarë gjendet në stomakun e një kafshe të ngordhur.

Ndër të tjera shkencëtarët shprehen se kjo dukuri kur drerët apo kafshë të tjera vriten nga macet e egra ka të mirat e saj pasi Pumat mund të cilësohen si përkrahëse të biodiversitetit sepse shërbejnë si burim ushqimi për këto insekte të vogla e të larmishme.

    Marrë nga Nationalgeographic.com-Përgatiti: F. H, SYRI.net

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco