VIDEO/ Peshku që u shit më shtrenjtë në botë, 1.7 milionë euro

VIDEO/ Peshku që u shit më shtrenjtë në botë, 1.7 milionë euro

09:07, 12/03/2019
A+ Aa A-

‘S Legjenda’ është peshku krap Koi i cili ka lara të bardha dhe të kuqe në lëkurën e tij. Ky peshk i kultivuar në Japoni është bërë peshku që është shitur më shtrenjtë duke qenë se dikush e ka blerë deri në 1.7 milionë euro. 

‘S Legjenda’ është 101 cm i gjatë dhe është një lloj i bukur i varietetit të njohur Kohaku. 

Krapi u ble nga një koleksionist japonez pas një ankandi të mbajtur nga ferma Saki Fish në qytetin japonez të Hiroshimas. 

Ky lloj fitoi çmimin e parë në shfaqjen prestigjioze "All Japan Koi Shoë" vitin e kaluar dhe shumë prej tyre janë të bindur se do të fitojë titullin e tij të dytë këtë vit, gjë që ka rritur interesin e koleksionistëve.

Nuk dihet shumë për blerësin, përveç faktit se ajo quhet Yingying dhe vjen nga Tajvani. "Ky është një çmim rekord i paguar vetëm për një krap Koi", u tha gazetarëve eksperti Tim Ëaddington. 

Një peshk 101 cm është shumë i madh, dhe është gjithashtu varieteti më i rrallë. Njerëzit janë entuziastë për shitjen pasi është një çmim i pabesueshëm për një peshk të vetëm. 

Çmimi më i lartë përpara se të thyej ky rekord ishte rreth 550,000 euro. Shumë prej pjesëmarrësve në ankand e kanë cilësuar një çmenduri të vërtetë blerjen kaq shtrenjtë të një peshku të vetëm sado i rrallë të jetë në llojin e tij kjo specie. 

Ndërsa ata të cilët janë entuziazmuar nga kjo përvojë e veçantë presin që çmimi i peshkut të tërheqë vëmendjen e mëtejshme për ngjarjen prestigjioze, e cila sipas tyre do të tërheqë vëmendjen anembanë globit si të mediave edhe të personave kuriozë.

Ky çmim me të cilin u shit peshku ‘S Legend’ është rekord botëror për një peshk të gjallë: për një peshk të ngordhur, vlera më e lartë shkon për një ton të kuq, 222 kile të shitur në ankand, gjithashtu në Japoni, për 1.22 milion euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco