Teoria e re/ UFO-t ekzistojnë, ja si udhëtojnë nëpër hapësirë

Teoria e re/ UFO-t ekzistojnë, ja si udhëtojnë nëpër hapësirë

09:54, 11/03/2019
A+ Aa A-

Kërkimi për UFO-t ka nisur qëkur njeriu zbuloi se ka diçka përtej kufijve të Tokës. Por pa marrë parasysh kësaj, ende nuk ka dëshmi konkrete për jetën inteligjente në hapësirë, shumë janë të bindur se zbulimi është vetëm një çështje kohe.

Matematikani amerikan dhe fizikani Louis Crane ka botuar një teori shumë interesante dhe disi të pabesueshme se ekziston një qytetërim i avancuar i huaj në univers që udhëton me anije kozmike që mbushet me rrezatim nga vrimat e vogla të zeza.

Sipas Crane, alienët kanë hedhur materie në vrimat e vogla të zeza dhe prej saj fituan energjinë e nevojshme për të lëvizjen e fluturakeve.

Ajo që në veçanti tërhoqi vëmendjen e komunitetit shkencor është supozimi i Crane që astronomët mund të gjejnë gjurmët e këtyre anijeve aliene duke përdorur teleskopin gama. Ai është i bindur se anijet kozmike të tilla lënë pas rrezet gama që teleskopët si Fermi Space mund t’i zbulojë dhe kështu të provojnë teorinë e tij.

Nëse një qytetërim i përparuar ka anije kozmike të tilla, teleskopët gama mund të zbulojnë gjurmët e tyre, beson Crane, i cili konsideron se shkencëtarët tashmë kanë gjetur gjurmë të tilla, por nuk kanë mundur të gjejnë një shpjegim.

Ai gjithashtu beson se një qytetërim i tillë i avancuar i huaj do të ishte i aftë të prodhonte një vrimë artificiale të zezë duke përdorur rreze laseri gama.

Duke pasur parasysh se shkencëtarët në të kaluarën kanë marrë frymëzim për shpikjet dhe teoritë e tyre nga veprat shkencore-fantazive, teoria e Crane-it mund të jetë edhe e saktë - të paktën ndërsa astronomët “të mos kapin" anijen me teleskopin e tyre ...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco